About

Historiku

Infinit+ është një organizatë e themeluar në Mars të vitit 2012 nga një grup gazetarësh profesionistë të specializuar në realizim dokumentarësh, spotesh, analizash, trajnimesh, kërkimesh dhe në fushën e politikave të zhvillimit publik.  

Misioni

Një gazetari më cilësore është misioni kryesor i kësaj organizate. Infinit Plus përpiqet të jetë një zë i fortë i shoqërisë civile në fushën sociale, ekonomike, kulturore.

Qëllimi

Infinit + synon të nxisë dhe të promovojë iniciativat e të rinjve intelektualë.

Qendra Media dhe Çështjet Sociale është një organizatë e themeluar në Shkurt të vitit 2014, nga një grup gazetarësh të cilët synojnë përcjelljen e një fryme të re në shoqërinë civile, bashkëpunimin e saj me median në shërbim të komunitetit.

Qëllimi i qendrës është të organizojë, nxisë apo të marrë pjesë përkrah subjekteve të tjera të shoqërisë, veprimtari në të mirë dhe interes të publikut, duke kuptuar me këtë veprimtari që mbështet dhe zhvillon tek individi dhe shoqëria vlera shpirtërore dhe vlera të tjera humanitare, mbron jetën e njeriut, shëndetin e tij, siguron dhe realizon shërbime publike dhe sociale, mbron mjedisin dhe zhvillon kulturën dhe edukatën ndaj tij, mbështet e zhvillon vlerat dhe traditat kulturore e historike, shkencën, arsimimin, edukimin fizik dhe shpirtëror, jep ndihmesë në zhvillimin e zakoneve të mira dhe të vlerave demokratike, si dhe çdo drejtim tjetër në të mirë dhe në interes të publikut.

Objekti i veprimtarisë së qendrës përfshin:

  1. prodhim, realizim spotesh, reportazhesh, dokumentarësh etj studim-zbulim-botim, komunikim-debatim, ndërgjegjësim të publikut, zbatim -konkretizim, trainim – edukim.
    b. Veprimtari ndërgjegjësuese (seminare, konferenca, tryeza diskutimesh, emisione TV etj.), me tematikë sociale;
    c. Leksione mbi problemet sociale të shoqërisë;
    d. Kurse afatshkurtëra e afatmesme trainimi për përgatitje profesionale;
    e. Bashkëpunim me organizata, shoqata dhe institucione shqiptare e të huaja;
    f. Studime në fushën e sociale dhe të medias;
    g. Anëtarësim në institucionet shkencore sociologjike ndërkombëtare dhe ato të medias;
    h. Botime të ndryshme, me karakter ndërgjegjësues, kryesisht sociologjik apo të shkencave të tjera të komunikimit