Category Informacione mbi BE

Çfarë duhet të dini për BE dhe zgjedhjet e sotme për Parlamentin Evropian

Këtë javë vendet anëtare të Bashkimit Europian zhvillojnë zgjedhjet për në Parlamentin  Europian:

  • 28 shtete

Trashëgimtare e një Komuniteti Ekonomik Europian (EEC) prej gjashtë shtetesh, themeluar në vitin 1958, Traktati i BE-së në Maastricht (1993) tanimë ka 28 anëtarë. Britania e Madhe ka planifikuar ta lërë atë në kontekstin e Brexit, afati i të cilit është zgjatur deri më 31 tetor 2019.

Zgjerimi më i madh ndodhi në vitin 2004 me hyrjen e 10 vendeve: tetë vende ish-komuniste, duke përfshirë Republikën Çeke, Hungarinë dhe Poloninë, si dhe ishujt mesdhetarë të Qipros dhe Maltës.

Nëntëmbëdhjetë nga anëtarët e saj përdorin monedhën euro, të prezantuara në vitin 1999. Britania e Madhe, Danimarka dhe Suedia kanë zgjedhur të mbajnë monedhën e tyre kombëtare, ndërsa vendet e tjera po përgatiten të miratojnë monedhën e përbashkët.

  • Një treg i vetëm 

Së bashku, anëtarët e BE-së formojnë një treg të vetëm në të cilin mallrat, njerëzit, kapitali dhe shërbimet mund të lëvizin lirisht pa formalitete në kufijtë e brendshëm.

I themeluar në vitin 1993, ky treg i vetëm e bën BE-në “zonën më të madhe tregtare në botë” për mallrat dhe shërbimet e prodhuara, sipas Komisionit Europian.

Sipas Bankës Botërore, Prodhimi i Brendshëm Bruto prej 17 200 miliardë dollarësh, në vitin 2017, mbetet më i ulët se ai i SHBA-së (19 300 miliardë dollarë), por është përpara atij të Kinës me 12 200 miliardë dollarë.

  • 513 milionë banorë 

Me 513 milionë banorë, BE është rajoni i tretë më i populluar në botë, përpara SHBA-së, por pas Kinës dhe Indisë, secila me më shumë se një miliard banorë. Gjermania është shteti më i populluar (82 milionë) ndërsa shteti me popullsi më të vogël është Malta (468 000).

Duke u shtrirë nga oqeani Atlantik deri në Detin e Zi, nga Rrethi Arktik në Mesdhe, BE mbulon 4,3 milionë kilmometra. Është më e vogël se Rusia (17 milionë) ose SHBA-ja (9,8) por më i madh se India (3,2 milion).

Kontrollet sistematike në kufi janë hequr nga 22 vende të BE-së si anëtarë të zonës Schengen.

  • 24 gjuhë

Njëzet e katër gjuhët variojnë nga ato më të folurat në botë si anglishtja dhe frëngjishtja, deri tek ato më pak të përdorurat si irlandishtja galkeike, finlandishtja apo bullgarishtja.

Kjo përzierje hap një potencial prej 552 kombinimesh gjuhësore në Parlamentin Europian, që kërkon një ushtri përkthyesish, për të mos përmendur 60 gjuhët rajonale të tilla si uellsishtja ose katalonishtja.

  • 1%

Shtetet anëtare kontribuojnë në buxhetin e BE në sasinë 1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe marrin mbështetje për bujqësinë, krijimin e vendeve të punës, rajonet e pafavorizuara, zhvillimin rural dhe peshkimin.

Buxheti i tij, që arrin në gati 1 000 miliardë euro për periudhën 2014-2020, do të rishikohet në fund të zgjedhjeve europiane të 23-26 majit.

Çfarë është procesi i Stabilizim-Asociimit?

Procesi i Stabilizim-Asociimit është një kuadër rregullativ për negociatat e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, duke pasur në konsideratë aderimin e tyre të mundshëm. Ai ka tre objektiva:

1. Stabilizimin e vendeve dhe inkurajimin e një tranzicioni “të butë” drejt ekonomisë së tregut;
2. Promovimin e bashkëpunimit rajonal;
anëtarësimin e mundshëm në BE.

Ky proces ndihmon vendet e përfshira të forcojnë kapacitetin e tyre për të adoptuar dhe zbatuar legjislacionin e BE-së dhe standardet evropiane dhe ndërkombëtare. Ai bazohet në një partneritet më të afërt, duke bërë që BE-ja të ofrojë:

a) Koncesione tregtare (masa autonome tregtare);
b) asistencë ekonomike dhe financiare;
c) asistencë për ri-ndërtim, zhvillim dhe stabilizim;
d) marrëveshje stabilizimi dhe asociimi, që përbën një e) marrëdhënie kontraktuale me qëllime afatgjata me BE-në, duke përfshirë të drejta dhe detyrime reciproke.

Secili vend afrohet më shumë drejt BE-së ndërkohë që përmbush angazhimet e tij prej procesit të stabilizim asociimit.

Parlamenti Evropian

Parlamenti Evropian është institucion shumëkombësh i përbërë nga 785 deputetë. Zgjedhjet mbahen çdo pesë vjet dhe çdo shtetas i BE-së i regjistruar si votues, ka të drejtën e votës.  Parlamenti shpreh vullnetin demokratik të qytetarëve të BE-së (më shumë se 496 milionë persona) dhe përfaqëson interesat e tyre përkundrejt institucioneve të tjera të BE-së. Deputetët e Parlamentit Evropian ndahen në 7 grupe politike evropiane. Kjo ndarje nuk bazohet mbi kombësinë.
Detyrat kryesore të Parlamentit janë:

  • shqyrton dhe miraton legjislacionin evropian (sipas procedurës së bashkë-vendimit, Parlamenti e bashkëndan këtë pushtet në mënyrë të barabartë me Këshillin e BE-së);
  • miraton buxhetin e BE-së;
  • ushtron kontroll demokratik mbi institucionet e tjera të BE-së duke ngritur komisione hetimore;
  • miraton marrëveshje ndërkombëtare të rëndësishme si anëtarësimi i ndonjë vendi në BE dhe marrëveshjet e tregtisë dhe asociimit midis BE-së dhe vendeve të tjera.

Zhvillimi i BE-së nëpërmjet Traktateve

Projekti i BE-së është zhvilluar nëpërmjet shumë iniciativave dhe instrumenteve ligjore.  Më poshtë është paraqitur një përmbledhje e akteve ligjore kryesore mbi të cilat bazohet Bashkimi Evropian. Traktatet janë themelet e BE-së. Ato gjithashtu përcaktojnë rregullat dhe procedurat që institucionet e BE-së duhet të ndjekin. Traktatet krijojnë një rend të ri kushtetues, mbi të cilin institucionet bazohen për funksionimin e tyre.

Viti Traktati Komente
1952 Traktati themelues i Komunitetit Evropian të Karbonit dhe Çelikut Themelohet Komuniteti Evropian i Karbonit dhe Çelikut (ECSC)
1957 Traktati i  Romës (njihet  edhe si Traktati i BE-së) Themelohet KEE-ja dhe Euratom
Nënshkruhet Traktati themelues i Komunitetit Evropian të Energjisë Atomike,
njëkohësisht më atë themelues të Komunitetit Ekonomik Evropian dhe që të dy bashkë njihen si Traktatet e Romës
1965 Traktati i Bashkimit krijohet një Komision dhe një Këshill i Vetëm për të tre Komunitetet Evropiane
1987 Akti Unik Evropian (AUE) Bëhen përshtatje më Traktatin e KE-së me qëllim arritjen e Tregut të Brendshëm
1993 Traktati mbi Bashkimin Evropian (njihet edhe si Traktati i Mastrihtit) Krijohet Bashkimi Evropian
Traktati i Mastrihtit ndryshoi emrin nga Komuniteti Ekonomik Evropian në Komunitet Evropiane. 
Miratohen forma të reja bashkëpunimi midis qeverive të Shteteve Anëtare mbi politikën e jashtme dhe të sigurisë dhe në fushën e “çështjeve të brendshme dhe drejtësisë”.
Me shtimin e këtij bashkëpunimi ndër-qeveritar, Traktati i Mastrihtit krijon një strukturë të re me tre shtylla, si në aspektin politik edhe ekonomik. Ky është Bashkimi Evropian (BE).
1999 Traktati i Amsterdamit Ndryshohen dhe rinumërtohen traktatet e BE-së dhe të KE-së
2003 Traktati i Nicës Pas zgjerimit në 25 Shtete Anëtare, reformohen institucionet me qëllim që Bashkimi të mund të funksionojë në mënyrë eficiente.
Traktati i Nicës, Traktati i Bashkimit Evropian dhe Traktati i Romës  bashkohen në një instrument të vetëm të konsoliduar.
2009 Traktati i Lisbonës Ky traktat e bën BE-në:
Më eficiente: procese më të thjeshta, president i përhershëm i Këshillit
Më demokratike: rol më të përforcuar për Parlamentin Evropian dhe parlamentet kombëtare, “Iniciativa e Qytetarëve”,
Kapitulli i të Drejtave Themelore
Më transparente: qartëson rolet përkatëse, akses publik më të gjerë në dokumentacion dhe në takime
Më të bashkuar në arenën botërore: Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme
Më të sigurt: Mundësi të reja për të luftuar terrorizmin, ndryshimet klimaterike, dhe sigurimin e energjisë

KUSH E MBRON INTERESIN E PËRBASHKËT NË BASHKIMIN EVROPIAN?

Detyrën për të mbrojtur interesin e përbashkët të të gjitha shteteve anëtare të Bashkimit Evropian e ka Komisioni Evropian. Është pikërisht Komisioni që kujdeset për arritjen e zgjidhjeve të qëndrueshme në kohë dhe që marrin parasysh interesin e përbashkët. Por, për të kryer këtë funksion, Komisioni Evropian duhet të bashkëpunojë me institucionet e tjera të BE-së. Emërimi dhe përbërja Secili vend anëtar zgjedh një kandidat për postin e komisionerit në Kolegjin e komisionerëve. Pra Komisioni Evropian në BE-në me 27 shtete anëtare ka 27 komisionerë dhe një President të Komisionit. Kolegji i komisionerëve ka një mandat 5-vjeçar, por duhet të paraqitet për t’u dëgjuar para Parlamentit Evropian dhe të miratohet prej tij. Në rast se njëri prej komisionerëve kontestohet nga Parlamenti, ky është një mosmiratim i Kolegjit në tërësinë e vet, që sjell nevojën për të paraqitur nga e para për miratim gjithë Kolegjin e komisionerëve. Në përgjithësi qeveritë emërojnë në Komisionin Evropian politikanë të lartë, jo ekstremistë, dhe me prirje pro-evropiane.

Secilit komisioner i caktohet një portofol, pra një fushë përgjegjësie. Komisionerët kanë kabinete personale për t’i asistuar në punën e tyre. Poshtë nivelit të komisionerëve shtrihet burokracia e Komisionit me rreth 22 mijë të punësuar.

Bashkimi tregtar

Që në origjinën e tij, BE ka përcaktuar një treg të vetëm ekonomik përgjatë territorit te të gjithë anëtareve të saj. Aktualisht është në përdorim një kurs i vetëm këmbimi në 16 anëtaret e eurozonës. E konsideruar si një ekonomi në vetme, BE gjeneron një GDP nominalë prej 18,39 trilion dollarësh amerikan që arrin gjeri në 22% të output-it total ekonomik të botës në terma të purchasing power parity, gjë që e bën atë ekonominë më të madhe në botë për nga GDP nominalë dhe e dyta si bllok ekonomik tregtar. Është gjithashtu eksportuesi më i madh i mallrave (të mirave), importuesi i dytë më i madh dhe partneri tragtar më i madh i disa vendeve si India dhe Kina.

Shtetet anëtare të BE kanë dizenjo pasaporte të standardizuara me fjalët “Bashkimi Evropian” në gjuhët anëtare (nacionalë). Dy nga objektivat kryesore të Komunitetit Ekonomik Evropian ishte zhvillimi i një tregu të përbashkët që u quajt më pas tregu i vetëm dhe bashkimi i doganave midis shteteve anëtare. Tregu i vetëm përfshin qarkullimin falas të të mirave, kapitalit, njerëzve, shërbimeve brenda BE dhe bashkimin e doganave që përfshinte aplikimin e një tarifë të vetme të jashtme për të gjitha të mirat që hynë në treg. Kur të mirat janë pranuar në treg, ato nuk mund të bëhen më subjekt i taksave doganore, diskriminuese apo kuotave të importit kur qarkullojnë brenda shteteve të BE. Shtetet jo anëtare të BE-se si IslandaNorvegjiaZvicra marrin pjesë në tregun e vetëm por jo në bashkimin doganor. Kjo gjysme tregti është e mbuluar nga legjislacioni i BE. Lëvizja e lirë e kapitalit është menduar që të lejojë investimet si psh: blerja e pronave. Deri në bashkimin monetar kjo pjesë ka qenë shumë e avashte, me pas pati zhvillim të shpejte. Lëvizja e lirë e kapitalit deri tani është unikë sepse lejohet në mënyre të barabarte edhe shtete jo anëtare. Lëvizja e lirë e personave nënkupton që qytetaret mund të levizn lirisht ndërmjet shteteve anëtare për të jetuar, punuar, studiuar apo për të dalë në pension. Kjo kërkoi uljen e formaliteteve administrative dhe njohjen e kualifikimeve profesionale të shteteve të tjera. Një nder objektivat kryesore të BE që ishte “kursi I vetëm këmbimi” u bë e ditur që në 1969 dhe u realizua jo më vonë se në 1 janar 1999. Propozimi i 11 vendeve nga 15 anëtare ishte përdorimi i euros. Në 2002 u bënë 12 anëtar dheqe atëherë është rritur gjithje e më shumë duke u bërë sot me 16 vende anëtare (më i fundit anëtar është Sllovakia me 1 janar 2009). Të gjitha vendet e tjera të BE, perveç Danimarkës dhe Britanisë së Madhe, i është lejuar të bashkohen tek “euro” kur të kenë plotësuar kushtet ekonomik. Vetëm pak vende kanë lejë për të hyrë. Suedia do bashkohet ekonomikisht, të bëhet pjesë e euros por jo të jetë anëtare, pa i plotësuar kushtet e anëtarësimit. Qëllimi i krijimit të euros është: lehtësimi i lëvizjes së qytetareve dhe i mallrave, duke eliminuar problemet e shkëmbimit, nëpërmjet beries transparent të çmimin duke krijuar një treg financiar të vetëm, me çmime të qëndrueshme dhe interesa të ulta më kurs këmbimi internacional të mbrojtur nga dyndjet e mëdha tregtare në eurozonë. Ajo është gjithashtu e nënkuptuar si simbol i integrimit dhe stimulues për më shumë. Eurozona dhe politikat monetare për ato vende që i kanë adaptuar ato me konsensusin w BE, janë nën kontroll të Bankës Qendrore Evropiane.

Marrëveshja e Romës parashihte marrjen e vendimeve në mënyrë unanime. Me rritjen dhe me zgjerimin politik dhe ekonomik, vendimet filluan të merren me shumicë votash. Pas vitit 1980, dukej që kjo bashkësi kishte arritur nivelin në të cilin stagnonte. Pas shumë diskutimesh që u zhvilluan në Këshillin e Evropës dhe pas paraqitjes së disa raportimeve nga komitetet speciale, u arrit pajtimi që të kalohet në fazën e Tregut Unik Evropian. Ky akt juridik, që u quajt “Single European Act”, në shkurt të vitit 1986, u nënshkrua nga të gjitha shtetet anëtare, kurse hyri në fuqi më 1 korrik 1987. (Jones, 1994, f. 44). Akti ishte i rëndësisë së madhe ekonomike dhe politike. Ky ishte një amandament që iu bë Marrëveshjes së Romës, e që kishte për qëllim tregtinë e lirë brenda bashkësisë. Sipas kësaj marrëveshjeje të re, deri në fund të vitit 1992, duhej zhdukur të gjitha barrierat që pengonin tregtinë dhe lëvizjen e lirë të mallrave dhe të qytetarëve të këtyre shteteve anëtare.

Marrja e vendimeve me shumicë votash nënkuptonte se të gjitha shtetet nuk do të kenë numër të njëjtë të përfaqësuesve për votim. Marrëveshja ishte që Gjermania, Britania e Madhe, Franca dhe Italia të kenë 10 vota, Spanja – 8, kurse nga 5 vota kishin Belgjika, Greqia, Holanda dhe Portugalia. Shtetet, që u bashkuan më vonë, siç ishte Suedia dhe Austria, u vendos të kenë nga 4 vota, nga 3 vota për Irlandën, Danimarkën dhe Finlandën, kurse 2 vota për Luksemburgun. Gjithsej ishin 87 votues, kurse për vendim me shumicë absolute votash duhej votuar 62 përfaqësues nga të gjitha shtetet, siç ishte paraparë. Ky sistem qe disenjuar në mënyrë që shtetet e mëdha të mos kenë mundësi që t‟ua imponojnë shteteve të vogla pikëpamjet e tyre (Hill, 1998, f. 8).

Rëndësia tjetër e këtij akti ishte se tri bashkësitë evropiane tashti mund të bashkoheshin në një union të vetëm. Këshilli Evropian tashti kishte dalë si organ suprem i këtij organizimi të ri. Tri ndryshimet e rëndësishme që solli ky akt ishin mënyra e votimit në Këshillin e Ministrave, marrëdhënia legjislative në mes të Këshillit të Ministrave dhe Parlamentit Evropian, i cili sapo ishte formuar. Si pikë e tretë ishte paraparë edhe një gjykatë, vendi i së cilës do të rregullohej veçanërisht (Swann, 1992, f. 16).

Para marrjes së vendimit për të kaluar në këtë fazë, Komisioni Evropian, nën udhëheqjen e lordit Kokfild, qe autorizuar të përgatiste një raport për të sqaruar problemet e deriatëhershme të tregut dhe për të bërë propozimet për të ardhmen. Komisioni autorizoi ekonomistin Paolo Çeçini që të hartojë një raport në lidhje me implikimet e Librit të Bardhë të vitit 1985, që titullohej “Kompletimi i Tregut të Brendshëm”. Nga Raporti Çeçini shihej se tregu i deriatëhershëm i brendshëm UNIONI EVROPIAN – Nuri Bahtijai funksiononte me harxhime të larta administrative, pasi që ishin të angazhuara burokraci të numërta e të ndryshme nacionale. Në përgjithësi, dilte se shpenzimet që bëheshin ishin të panevojshme dhe se ato duhej mënjanuar për shkak të uljes së harxhimeve dhe të rritjes së konkurrencës. Për të përmirësuar këtë të metë, Raporti i Çeçinit parashihte që ndërrimet të bëheshin nëpërmes 282 propozimeve (Noble, 1996, f. 87).

Raporti identifikoi tri lloje të pengesave të tregtisë së lirë. Pengesat ishin të natyrës fizike, teknike dhe fiskale. Në pengesat teknike bënte pjesë kontrolli kufitar dhe formaliteti i tepruar burokratik, që kërkonte një mori dokumentesh të ndryshme, që ndikonte në rritjen e shpenzimeve. Italia “akuzohej” si një vend që paraqiste komplikime të tilla. Barrierat teknike kishin të bënin me standardet nacionale dhe me rregulloret e prodhimit. Në këtë fushë, p. sh., binin pengesat e transportit në relacion me sistemet bankare. Problemet fiskale kishin të bënin me ratat e ndryshme të taksave të shtuara të vlerës.

Raporti sugjorente për vënien e bazave nga të cilat do të përfitonte industria në konkurrencë të shëndoshë e të rregulluar. Si u parapa ky aktivitet, në periudhën afatshkurtër, ndikoi në zvogëlimin e vendeve të punës, por më vonë numri i vendeve të punës filloi të rritej. Pas disa vitesh, pamja e ekonomisë ishte pozitive, por nuk pati mundësi të kthehej në nivelin e viteve të gjashtëdhjeta dhe të shtatëdhjeta, kur qe shënuar një lulëzim i madh i ekonomisë evropiane. Sidoqoftë, efekti i heqjes së barrierave doganore, krijimi i kushteve të volitshme për shërbime publike, liberalizimi i shërbimeve publike dhe efekti i distribuimit të mallrave ndikoi në mënyrë të favorshme në ngritjen dhe në përparimin e makroekonomisë (Cecchini, 1988, f. 97).

Ndryshimet që u bënë në tregun e punës, po ashtu, filluan të japin efektet e para pozitive, të cilat po në këtë mënyrë u reflektuan edhe në makroekonomi. Shtetasit e kësaj bashkësie, tashti ishin në gjendje të punësoheshin dhe të themelonin firma të afarizmit dhe kompani të natyrave të tjera, kudo brenda territorit të të gjitha shteteve anëtare. Megjithatë, disa probleme të kësaj natyre mbetën të pazgjidhura dhe deri më 1992. Tregu i punës nuk ishte tërësisht i lirë dhe i hapur, pasi që paraqiteshin tendencat proteksioniste. Disa nga shtetet anëtare, sikur që ishte Franca, krijonin pengesa kundër mobilizimit të punëtorëve, me qëllim që të ruhej tregu i tyre i brendshëm i punës (Owen & Dynes, 1993, f. 118).

Për të pasur parasysh këto vështirësi, të cilat kërkonin zgjidhje të favorshme për tregun unik, në strukturat e bashkësisë u formuan shumë agjenci dhe organizata të tjera të ndryshme, që kanë për qëllim lehtësimin e funksionimit në një hapësirë më të madhe ekonomike. Këto organizata ndihmojnë në ofrimin e informatave, të cilat zakonisht nuk merren lehtë, në adaptimin e vështirësive që paraqiten gjatë harmonizimit të ndryshimeve. Në përgjithësi, personave dhe kompanive, në këtë mënyrë u lehtësohet puna dhe u rritet numri i mundësive të depërtimit në treg nga ku paraqitet përfitimi ekonomik i rregulluar me rregullat e ndryshme (Andersen, 1993, f. 19).

Histori mbi Bashkimin Evropian!


Histori mbi Bashkimin Evropian!


Bashkimi Evropian është një bashkim politik dhe ekonomik i 28 shteteve anëtare që janë të vendosura kryesisht në Evropë.

BE e gjurmon origjinën e saj nga Bashkësia Europiane e Qymyrit dhe Çelikut (ECSC) dhe Komuniteti Ekonomik Evropian (EEC), të krijuara respektivisht nga Traktati i Parisit i 1951 dhe Traktati i Romës i vitit 1957. Anëtarët origjinale të asaj që njihej si Komunitetet Evropiane ishin Gjysma e Brendshme; Belgjika, Franca, Italia, Luksemburgu, Hollanda dhe Gjermania Perëndimore. Komunitetet dhe pasardhësit e saj janë rritur në madhësi me anëtarësimin e shteteve të reja anëtare dhe në pushtet duke shtuar fusha të politikave në përgjegjësinë e saj.

Guri i themelit për krijimin e Bashkimit Evropian u vendos nga Ministri i Jashtëm Francez, Robert Schuman, në deklaratën e tij të 9 majit të vitit 1950, në të cilën ai parashtroi idenë e përpunuar më parë me Jean Monnet për bashkimin e industrive evropiane të qymyrit dhe çelikut. Sipas tij, kjo do të përbënte një nismë historike për ndërtimin e një “Evrope të organizuar dhe vitale”, pa të cilën paqja në botë do të ishte e pamundur. Plani Schuman u bë realitet me nënshkrimin në Paris të Traktatit Themelues të Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut më 18 prill të vitit 1951.

Në nënshkrimin e traktatit merrnin pjesëG Jermania, Franca, Belgjika, Italia, Holanda, dhe Luksemburgu. Një tjetër zhvillim i rëndësishëm erdhi disa vjet më vonë me Traktatet e Romës, të 25 marsit të vitit 1957, të cilat krijuan Komunitetin Ekonomik Evropiandhe Komunitetin Evropian të Energjisë Atomike (EUROATOM).
Këto komunitete filluan nga puna me hyrjen në fuqi të traktateve më 1 janar të vitit 1958. Krijimi i Bashkimit Evropian me Traktatin e Mastrihtit shënoi një hap te mëtejshëm në rrugën e bashkimit politik të Evropës.

Megjithëse ky traktat u nënshkrua më 7 shkurt të vitit 1992, një numër pengesash gjatë procesit të ratifikimit (miratimi nga qytetarët e Danimarkës vetëm pas një referendumi të dytë; procesi gjyqësor në Gjermani për deklarimin antikushtetues të miratimit) bënë që Traktati të mos hynte në fuqi deri më 1 nëntor të vitit 1993. Traktati i Mastrihtit i referohet vetvetes si “një fazë e re në procesin e krijimit të bashkimit akoma më të ngushtë ndërmjet popujve të Evropës”. Krahas një numri ndryshimesh për Traktatet e Komunitetit Evropian dhe Euroatomit, ai përmban edhe instrumentin për krijimin e Bashkimit Evropian – procesi për krijimin e së cilit ende konsiderohej si i papërfunduar. Traktati përbën hapin e parë në rrugën drejt krijimit të një sistemi kushtetues Evropian, në të cilin do të përfshihen edhe vetë komunitetet.

Bashkimi Evropian mori një zhvillim të mëtejshëm me Traktatin e Amsterdamit i cili u nënshkrua me 1 tetor të vitit 1997 dhe hyri në fuqi më 1 maj të vitit 1999 pas ratifikimit nga të gjitha shtetet anëtare. Traktati i Amsterdamit ka modifikuar përmbajtjen e Traktatit të Mastrihtit në pesë fusha kryesore:
• liria, siguria dhe drejtësia,
• qytetaria e Bashkimit,
• politika e jashtme,
• institucionet e BE-së.

Gjate samitit të Nicës më 7-11 dhjetor 2000, kryetarët e shteteve dhe të qeverive si dhe ministrat e jashtëm të shteteve anëtare, pas një maratone të gjatë bisedimesh, ranë dakord për miratimin e një kushtetute për Bashkimin Evropian. Traktati i Nicës përmban dispozita mbi ndarjen e pushteteve dhe procedurat vendimmarrëse të BE-së.

Traktati u miratua në mënyrë përfundimtare nga qeveritë e shteteve anëtare më 26 shkurt të vitit 2001, datë kur u nënshkrua nga ministrat e jashtëm. Pas kësaj, hyri në fuqi më 1 shkurt 2003, pas ratifikimit nga parlamentet e të gjitha shteteve anëtare.



PROCESI I STABILIZIM-ASOCIMIT

Hyrje

Historiku i marrëdhënieve Shqipëri – Bashkimi Europian

Marrëdhëniet diplomatike të Shqipërisë me Bashkimin Evropian (BE) janë vendosur në vitin 1991. Ngjarja më e rëndësishme në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe BE-së u shënua një vit më vonë, në 11 maj 1992, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Tregtisë dhe Bashkëpunimit e cila hyri në fuqi më 1 dhjetor 1992. Po në këtë periudhë, Shqipëria përfshihet në Sistemin e Përgjithshëm të Preferencave (GSP), i cili përfaqësonte një regjim të përgjithshëm preferencash tregtare që BE-ja u ofronte një numri të gjerë vendesh me të cilat ajo kishte marrëdhënie kontraktuale.

Marrëveshja e Tregtisë dhe Bashkëpunimit e 11 majit 1992 i krijoi mundësinë Shqipërisë që të përfitojë nga fondet e programit PHARE. Kjo përbën një hap të rëndësishëm në drejtim të ristrukturimit të asistencës së BE-së ndaj Shqipërisë në një sërë fushash që përkonin me reformat në të cilat ishte angazhuar vendi ynë. Në kuadrin e këtij programi, në periudhën 1992-2000, Shqipërisë i është dhënë një ndihmë e konsiderueshme.

Në vitin 1996, Shqipëria ishte pranë nënshkrimit të një marrëveshjeje të re kontraktuale me BE-në, e cila, do të hapte rrugën për një marrëveshje klasike asocimi. Por, zgjedhjet e kontestuara parlamentare të majit të vitit 1996, së bashku me krizën e thellë financiare dhe sociale që pasoi në fillim të vitit 1997 nga renia e skemave piramidale, bënë që të dështojë çdo iniciativë në këtë drejtim.

Zhvillimet politike gjatë kësaj periudhe në vende të ndryshme të rajonit tonë, shpërbërja e ish-Jugosllavisë, krijimi i një sërë shtetesh të reja, parametrat e të cilave dalloheshin nga ato të vendeve të Evropës Qendrore, bënë që në vitin 1996 Bashkimi Evropian të adaptonte për vendet e Ballkanit politikën e quajtur “Regional approach” (përqasje rajonale).

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme, në këtë kohë, përcaktonte një sërë kushtesh politike dhe ekonomike që vendet e Ballkanit duhej të plotësonin për të zhvilluar dhe forcuar marrëdhëniet e tyre me BE-në. Këto kritere kishin të bënin me respektimin e parimeve demokratike, liritë dhe të drejtat e njeriut, ndërtimin, respektimin dhe forcimin e shtetit të së drejtës, mbrojtjen e minoriteteve, zhvillimin e ekonomisë së tregut, si dhe bashkëpunimin rajonal.

Megjithëse e orientuar për të ndihmuar forcimin e demokracisë dhe reformat në vendet përkatëse, kjo politikë e BE-së provoi të jepte rezultatet e parashikuara. Për shkak të zhvillimeve të fundit rajonale, ngjarjet tragjike në Kosovë “traumatizuan” sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe shtuan presionin e tyre për të gjetur forma dhe mënyra të tjera për të përshpejtuar “integrimin” e Europës Jug-Lindore në strukturat e BE-së.

Në maj të vitit 1999, Bashkimi Evropian miratoi një iniciativë të re për 5 vende te Ballkanit: Shqipëria, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Kroacia, Bosnjë-Hercegovina dhe Republika Federale Jugosllave, të quajtur Procesi i Stabilizim-Asocimit (PSA). Që në fillimin e kësaj iniciative të re, Shqipëria do të bëhej pjesë e saj. Ky proces ka për qëllim vendosjen e marrëdhënieve më të ngushta ndërmjet BE-së dhe vendeve të lartpërmendura, nëpërmjet Marrëveshjeve të Stabilizim-Asocimit (MSA).

Në nëntor të vitit 1999, Komisioni Evropian paraqiti një raport mbi studimin e fizibilitetit per hapjen e bisedimeve me Shqipërinë për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit duke arritur në perfundimin se, megjithatë, Shqipëria nuk i kishte plotësuar kushtet për një marrëveshje të tillë.

Perspektiva e vendeve të rajonit perëndimor për integrim në Bashkimin Europian përforcohet pas Këshillit Europian të Feiras i mbledhur më qershor 2000, i cili vendosi se të gjitha vendet e përfshira në Procesin e Stabilizim-Asocimit janë kandidate potenciale për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Në muajin nëntor të vitit 2000, u zhvillua në Zagreb takimi i vendeve të përfshira në procesin e stabilizim-asocimit. Në këtë takim BE-ja vendosi të intensifikojë bashkëpunimin me Shqipërinë nëpërmjet krijimit të Grupit të Nivelit të Lartë Drejtues Shqipëri-BE. Qëllimi i këtij grupi ishte të vlerësonte kapacitetin e Shqipërisë për të marrë përsipër detyrimet për një Marrëveshje Stabilizim-Asocimi me BE-në. Grupi i Nivelit të Lartë Drejtues Shqipëri-BE zhvilloi tre takime në Tiranë në përfundim të të cilave Komisioni Evropian hartoi një raport vlerësimi, ku evidentohej procesi i bërë dhe fushat ku ende nevojiten përmirësime. Si përfundim, Komisioni vlerësoi se ndonëse mbetet ende për të bërë ne drejtim të plotësimit te detyrimeve që rrjedhin nga një marrëveshje stabilizim-asociimi, perspektiva e hapjes së negociatave është rruga më e mirë për të ruajtur tempin e ndryshimeve politike dhe reformave ekonomike në vend. Për këtë qëllim, Komisioni arriti në përfundimin se është çasti për të proceduar me një Marrëveshje Stabilizim-Asociimi me Shqipërinë.

Në muajin qershor 2001, Këshilli i Ministrave I BE-së miratoi raportin e Komisionit dhe i kërkoi atij që të paraqiste një projekt-mandat për hapjen e negociatave me Shqipërinë përpara fundit të vitit 2001. Në përputhje me kërkesën e Këshillit, në muajin dhjetor 2001, Komisioni Evropian i paraqiti Këshillit projektmandatin e negocimit të një Marrëveshjeje Stabilizim-Asocimi me Shqipërinë. Gjithashtu, në këtë takim u vendos dhe krijimi i Grupit Konsultativ BE-Shqipëri.

Projekt-Mandati i bisedimeve i përgatitur dhe paraqitur nga Komisioni Europian u diskutua në nivel teknik nga vendet anëtare të BE-së gjatë periudhës Janar-Korrik 2002. Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së në mbledhjen e tij më 21 tetor 2002, vendosi hapjen e negociatave me Shqipërinë. Negociatat u hapën zyrtarisht nga Presidenti i Komisionit Europian Z. Romano Prodi më 31 janar 2003.

Samiti i Selanikut i mbajtur me qershor 2003 i ashtuquajtur edhe Zagreb II konfirmon perspektivën për aderim në BE të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe i hap rrugën shfrytëzimit të instrumentave të përdorur me vendet e reja anëtare.

Kriteret e Anetaresimit në Bashkimin Evropian

Për t’u bërë anetare e BE-së, Shqipëria duhet të plotësojë kriteret e vendosura për të gjitha shtetet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian të miratuara nga Këshilli Europian i Kopenhagenit në qershor të vitit 1993.

këto kritere janë të karakterit politik dhe ekonomik dhe parashikojnë:

  • Garantimin e demokracisë, shtetit të së drejtës, respektimin e të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve;
  • Vendosjen e një ekonomie tregu që mund t’i bëjë ballë presionit konkurrues dhe forcave të tregut të përbashkët europian.
  • shteti kandidat duhet të jetë i aftë t’u përgjigjet detyrimeve që rrjedhin nga “acquis communautaire “ ose legjislacioni i Bashkimit Evropian.

I.          MISIONI DHE OBJEKTIVAT  E PROCESIT TE STABILIZIM-ASOCIMIT

Proçesi i Stabilizim-Asocimit përbën një politikë afrimi e cila reflekton rëndësinë politike dhe strategjike të Ballkanit për Bashkimin Evropian. Proçesi i Stabilizim Asocimit me anë të instrumentave të tij Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, Partneritetit Evropian dhe programit të asistencës, CARDS, (Community Assistance for Reconstruction Development and Stabilisation) ndihmon secilin vend të plotesoje kriteret e Kopenhagenit dhe te përparojë sipas ritmit të tij drejt anëtarësimit në BE.

Komisioni Evropian paraqiti këtë vizion ambicioz për zhvillimin e rajonit në Maj 1999. Kjo gjë bazohet në:

  • Pranimin si një nga motivuesit kryesorë për reformat që kanë të bëjnë me respektin për shtetin ligjor, institucionet demokratike të qëndrueshme dhe me zhvillimin e ekonomisë së tregut. Bashkimi Evropian me anë të këtij procesi ofron një perspektivë të besueshme për anëtarësim në kohën që përmbushen kriteret përkatëse.
  • Nevojën që vendet të zhvillojnë marrëdhënie dypalëshe me njëra-tjetrën si një bazë për stabilitet më të madh ekonomik dhe politik në rajon.
  • Nevojën për programe asistence e marrëdhënie kontraktuale, edhe pse të fiksuara mbi një bashkësi kushtesh politike dhe ekonomike të cilat janë fleksibël sa të lejojnë secilin vend të ecë përpara sipas ritmit të vet, për t’iu bërë vend një vargu situatash që nga ato të rindërtimit post-konfliktual dhe stabilizimit, tek ato të ndihmës teknike në çeshtje të tilla si përafrimi i legjislacionit drejt elementëve thelbësorë të përftimeve të BE-së .

Proçesi i Stabilizimit dhe Asocimit nuk është thjesht një proçes dypalësh me çdo vend: samiti i Zagrebit vuri theks të veçantë në nevojën për bashkëpunim rajonal. Ngjashmërisht, Marrëveshjet e Stabilizimit dhe Asocijimit përfshijnë një angazhim të qartë në drejtim të bashkëpunimit rajonal, gjë që reflektohet si në financimin e një programi rajonal CARDS, ashtu edhe në objektivat e përbashkëta të programeve kombëtare CARDS.

II          Instrumentat e Procesit te Stabilizim Asocimit

Instrumentat kryesore për arritjen e objektivave të Procesit të Stabilizim-Asocimit, ku Shqipëria është përfshirë që në vitin 1999, janë Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, Partneriteti Evropian dhe programi CARDS të cilët  përbëjnë kuadrin e përgjithshëm të rrugës së Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Marreveshja e Stabilizim-Asocimit

Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian mund të realizohet vetëm me anë të zbatimit të një marrëveshje paraprake, e cila parashikon përshkimin e disa etapave progresive deri në arritjen e qëllimit final. Këtë funksion do ta kryejë Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit, që është në fazën e negocimit ndërmjet Shqipërisë, Komunitetit Evropian (KE) dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE). Kjo marrëveshje ka për qëllim të afrojë Shqipërinë me Bashkimin Evropian duke krijuar mekanizma që lejojnë bashkëpunimin për interesat e përbashkëta të palëve. Komuniteti Evropian ka nënshkruar marrëveshje të tilla në vitin 2001 me Ish Republikën Federale Yugosllave të Maqedonisë dhe Kroacinë.

Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit (MSA) mbështetet në një bazë juridike të përshtatshme që hap rrugën drejt integrimit të plotë në BE. Eshtë fjala për nenin 310 të Traktatit të Komunitetit Europian (TKE), i cili është dhe baza juridike e marrëveshjeve europiane të nënshkruara me vendet e Evropës Lindore dhe Jugore, që parashikon:  “Komuniteti mund të nënshkruajë me një ose disa Shtete ose organizata ndërkombëtare, marrëveshje që krijojnë një asocim të karakterizuar nga të drejta dhe detyrime  reciproke, veprime të përbashkëta  dhe procedura të veçanta”.

Neni 1 i projekt-marrëveshjes parashikon vendosjen e një asocimi mes palëve, duke krijuar një marrëdhënie juridike të re, që e tejkalon marrëdhënien Shqipëri-Komuniteti Evropian të vendosur nga Marrëveshja e 1992.

Në bazë të këtij asocimi të ofruar nga Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit palët do të jenë titullarë të detyrimeve dhe të drejtave reciproke si:

  • Respektimi i Shtetit të së drejtës dhe i demokracisë, i të drejtave të njeriut dhe minoriteteve si dhe i rregullave të një ekonomie tregu të lirë;
  1. Krijimi i një zonë të tregëtisë së lirë ndërmjet Komunitetit Europian dhe shtetit të asociuar, që do të arrihet me lëshime asimetrike nga palët
  2. Bashkëpunimi rajonal, një detyrim për vendin e asociuar në favor të paqes dhe të stabilitetit, si dhe të zhvillimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.
  3. Bashkëpunimi në fushën e drejtësisë dhe të çështjeve të brendshme;

Kuadri i përgjithshëm i Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit përbëhet nga katër shtylla: dialogu politik dhe bashkëpunimi rajonal, dispozitat tregëtare lidhur me liberalizimin progresiv të këmbimeve, liria e lëvizjes se punëtoreve, vendosjes, shërbimeve dhe kapitaleve dhe së fundi bashkëpunimi në fushat prioritare sidomos në fushën e drejtësisë dhe çështjeve të brendshme.

Kjo marreveshje përmban kriteret e vendosura nga Këshilli Europian i Kopenhagenit në qershor të 1993, të cilat kërkojnë, nga njëra anë, që shteti kandidat për aderim të plotë në BE të garantojë demokracinë, shtetin e së drejtës, respektimin e të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve dhe, nga ana tjetër, të vendosë një ekonomi tregu që mund t’i bëjë ballë presionit konkurrues dhe forcave të tregut të përbashkët europian. Së fundi, shteti kandidat duhet të jetë i aftë t’u përgjigjet detyrimeve që rrjedhin nga “acquis communautaire “ ose legjislacioni i Bashkimit Evropian. Duket pra se regjimi i ri juridik dhe zbatimi i tij me sukses do të na mundësojnë përmbushjen e standarteve të kërkuara për një aderim të plotë të ardhshëm.

Cfare ofron MSA?

Qëllimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit është vendosja e stabilitetit politik dhe ekonomik të shtetit kandidat. Pikërisht për këtë arsye kjo marrëveshje përmban detyrime asimetrike në favor të tij.

Marrëveshjet kontribuojnë në plotësimin e kritereve te anetaresimit ne BE sipas mënyrës së mëposhtme:

  • Ato janë një mjet i cili siguron, ngjashmërisht me Marrëveshjet evropiane për vendet e Evropës Qendrore, mekanizmat formalë dhe metodat e bashkëpranuara që lejojnë BE-në të punojë me secilin vend për t’a sjellë më pranë standarteve të zbatueshme në BE.
  • Ato janë një mjet që shërben për të fokusuar vëmendjen në respektin për parimet thelbësore te demokracisë- të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve, institucionet demokratike të qëndrueshme, standartet e sjelljes politike dhe pavarësisë së mediave.
  • Ato përfshijnë elementët themelorë të cilat janë në zemër të tregut të njehsuar të BE-së. Përmes tregëtisë së lirë me BE-në dhe disiplinave të bashkëshoqëruara me to (konkurenca dhe rregullat e ndihmës shtetërore, pronësia intelektuale etj) si dhe përmes të drejtave (psh. profesionet), ky proçes do të lejojë ekonomitë e rajonit të fillojnë të integrohen me ato të BE-së.

Zbatimi efektiv i Marrëveshjeve të Stabilizimit dhe Asociimit është një parakusht për ndonjë vlerësim të mëtejshëm prej BE-së rreth prespektivave për pranim të vendeve përkatëse. Çdo vend do të ketë nevojë për kohë, ndihmë dhe inkurajim për të zbatuar obligime të tilla në  mënyrë të përshtatshme.

Partneriteti Evropian

Keshilli Evropian i Kopenhagenit, ne dhjetor 2002, konfirmoi perspektiven evropiane te vendeve te Ballkanit Perendimor si kandidate potenciale. Axhenda e Selanikut per Ballkanin Perendimor “Drejt Integrimit Evropian” hodhi nje hap drejt pasurimit te Proçesit te stabilizim-asocimit me elemente te provuar si te dobishem gjate proçesit te pergatitjes per anetaresim te dhjete vendeve te reja anetare qe prej majit 2004. 

Konkretisht, Keshilli Evropian ftoi Komisionin t’u propozoje mekanizmin e Partneritetit Evropian vendeve ne Proçesin e stabilizim asocimit, ne perputhje me specifikat e tyre dhe me shkallen e perparimit ne kete proçes.

Mbi kete baze, Republikes se Shqiperise iu propozua Partneriteti Evropian pas miratimit qe iu be ketij dokumenti nga Keshilli Evropian ne qershor 2004.

Dokumenti i Partneritetit Evropian identifikon objektivat dhe prioritetet per veprim ne mbeshtetje te perpjekjeve per arritjen e standarteve te Bashkimin Evropian. PE do te sherbeje si nje kuader objektivash dhe kriteresh ne baze te te cilave do te matet progresi i Shqiperise ne Proçesin e stabilizin-asocimit. Partneriteti Evropian do te sherbeje gjithashtu edhe si kuader per te orientuar ndihmen financiare te Komunitetit nepermjet programit CARDS.

Ne pergjigje te dokumentit te Partneritetit Evropian, Qeveria e Republikes se Shqiperise pergatiti kete Plan kombetar veprimi.

Kuptimi dhe perdorimi i Planit te Veprimit

Partneriteti Evropian eshte instrument i Proçesit te stabilizim-asocimit. Plani i Veprimit per zbatimin e Partneritetit Evropian per Republiken e Shqiperise perfaqeson nje perpjekje te gjithanshme te institucioneve shqiptare per te evidentuar ne menyre te strukturuar e te integruar masat dhe veprimet qe duhen ndermarre per te vene ne jete objektivat prioritare te Proçesit te stabilizim-asocimit ne nje periudhe afat-shkurter (nje deri ne dy vjet) dhe afat-mesme (tre deri ne kater vjet).

Qellimi i tij eshte te pershkruaje ne nje kuader te vetem:

  • Fushat prioritare ne te cilat nevojiten permiresime te metejshme,
  • Objektivat e pergjithshme dhe specifike prioritare per arritjen e standarteve te kerkuara nga proçesi i Stabilizim Asocimit ne keto fusha, 
  • Masat per arritjen e objektivave si edhe veprimet perkatese te detajuara per zbatimin e çdo mase,
  • Institucionet pergjegjese si edhe afatet kohore per realizimin e çdo mase apo veprimi,
  • Mjetet financiare te nevojshme per çdo mase.

Plani i Veprimit eshte pergatitur duke u bazuar ne qendrimin konstant te qeverise dhe partnereve vendas e te huaj per perdorimin e objektivave te integrimit Evropian si fokus per politikat e zhvillimit te vendit, per te  mbeshtetur konsensusin dhe bashkepunim politik ne vend, si edhe per te rifreskuar angazhimet politike te Qeverise se Republikes se Shqiperise ne proçesin e Stabilizim-Asocimit. Ky Plan duhet te konsiderohet si nje kuader masash, zbatimi i te cilave do te kontribuoje ne menyre te qenesishme per forcimin e institucioneve e kapaciteteve te administrates Shqiptare, perafrimin e legjislacionit shqiptar me legjislacionin e Bashkimit Evropian, rritjen e efektivitetit te zbatimit te reformave, konsolidimin e monitorimit gjitheperfshires, dhe menaxhimin e proçesit dhe progresit duke u bazuar ne rezultate te paracaktuara, konkrete, te matshme.

Ky Plan Veprimi synon;

  • te sherbeje si nje instrument veprimi dhe vet-monitorimi per nivelet vendimmarrese ne Shqiperi; Kuvendin, qeverisjen qendrore e vendore.
  • te sherbeje si kuader monitorimi nga Komisioni Evropian per te matur progresin e Shqiperise ne proçesin e Stabilizim Asocimit
  • te sherbeje gjithashtu si instrument gjithperfshires dhe monitorimi per shoqerine civile dhe mediat, komunitetin e biznesit, publikun e gjere per stimulimin e debatit mbi politikat dhe progressin e Shqiperise ne rrugen e Stabilizim Asocimit. 
  • te sherbeje si kuader udhezues per programimin e asistences komunitare per Shqiperine nepermjet programit CARDS dhe programeve e nismave te tjera komunitare, si dhe per planifikimin e financimeve buxhetore per masat prioritare ne kuader te Programit Buxhetor Afat-mesem

Ky plan do te jete nje instrument i pershtatshem per Qeverine per rritjen e nivelit te transparences duke stimuluar me shume debat rreth hapave, impaktit dhe politikave si edhe per arritjen e konsensusit te domosdoshem per masat per permbushjen e objektivave te Stablizim-Asocimit per Republiken e Shqiperise.

Programi CARDS

Programet CARDS (Community Assistance for Reconstruction Development and Stabilisation, Programet e Asistencës Komunitare për Zhvillimin Rindërtues dhe Stabilizimin) mbështesin objektivat dhe mekanizmat e Proçesit të Stabilizimit dhe Asocijimit.

Sa më thellë çdo vend përparon në këtë proçes, aq më tepër asistenca do të fokusohet progresivisht për mbështetjen e reformave dhe ndërtimin e insitucioneve të nevojshme për të zbatuar obligimet që përmblidhen në Marrëveshjet e Stabilizimit dhe Asocijimit.

Në vitin 2000, ndihma financiare e dhënë për këtë rajon u kanalizua nëpërmjet një programi të ri të quajtur CARDS (Community Assistance for Reconstruction, Development and Stabilisation), e cila është miratuar nga Rregullorja e Këshillit të KE-së, nr. 2666/2000, datë 5 dhjetor 2000, në të cilën përcaktohen:

1) qëllimi kryesor i asistencës komunitare në kuadrin e këtij programi, i cili është mbështetja e pjesëmarrjes së vendeve përfituese në proçesin e stabilizim asocimit si dhe në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit,;

2) shuma e vënë në dispozicion për këtë program për periudhën 2000 deri 2006 për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor është rreth € 4,65 miliardë.

Alokimet e fondeve të këtij programi për Shqipërinë në periudhën 2001-2006 janë rreth € 280 milion;

3) forma e asistencës së Komisionit Evropian, e cila është grant (falas, pa detyrim kthimi);

III KOSTOT DHE PERFITIMET E PROCESIT TE INTEGRIMIT EVROPIAN

Disa nga kostot e procesit qe do te rendojne ekonomine vendase

Kostot e procesit te integrimit jane nder ceshtjet paresore dhe shqetesuese me te cilat duhet te perballet vendi. Disa nga kostot me te rendesishme per vemendje mund te permenden:

Kosto per perafrimin e politikave dhe legjislacionit  me politikat dhe legjislacionin evropian – Me qellim nxjerrjen e perfitimeve dhe zbatimin e detyrimeve qe rrjedhin nga Marreveshja e Stabilizim-Asocimit Shqiperia duhet se pari te perafroje legjislacionin shqiptar me ate komunitar dhe se dyti nevojitet forcimi I kapaciteteve administrative te cilat do te zbatojne kete marreveshje. Te dy keto procese kane nje kosto te madhe financiare.

   Kosto per rikonstrukturimin e ekonomise – Me kalimin nga nje ekonomi tregu e centalizuar ne nje ekonomi te hapur, Shqiperia do te perballet me nje kerkese te vazhueshme per ristrukturimin e ekonomise se saj per te operuar ne nje ekonomi tregu. Kjo perfshin kosto te larta. 

Kostot per modernizimin e prodhimit dhe potencialeve industriale – Kerkesa per produktet e BE ne tregun shqiptar do te rritet si rezultat I çmimeve te uleta te tyre dhe cilesise se larte qe ato ofrojne per konsumatorin. Pra importet shqiptare nga BE pritet te rriten.

Ndersa tregjet europiane do te kene nje kerkese te ulet per nje pjese te produkteve shqiptare sa kohe qe ato te mos plotesojne kerkesat lidhur me cilesine, teknologjine e prodhimit, manaxhimin, etj. Per t’u bere konkurrues, eshte e nevojshme te modernizohen proceset e prodhimit dhe te permiresohen potencialet industriale:  te gjitha keto kerkojne kosto te medha.

        Reduktime ne prodhim dhe rritje te mundshme te papunesise – Perballimi i konkurences dhe pranimi i rregullave te BE-se, te cilat shmangin trajtimet preferenciale per perfituesit vendas ne pune, mund te shfaqet nje renie ne prodhim dhe rritje e papunesise.

        Kostot e programeve sociale per punonjesit te cilet humbin punen e tyre

Qeveria duhet te zhvilloje nje politike aktive punesimi per te shmangur problemet akute te papunesise. Nje theks i vecante duhet te vihet ne marrjen e masave per ri trajnimin dhe ripunesimin e punetoreve te prekur nga privatizimi/ristrukturimi i ndermarrjeve shteterore apo reduktimet ne administrates publike, si dhe te gjitha masat mbeshtetese per te papunet (perfshire promovimin e shpirtit te sipermarrjes dhe masa specifike ne mbeshtetje te te rinjve, te papuneve, apo te papunet afatgjate). Qeveria duhet te racionalizoje politikat sociale dhe te stabilizoje nje kuader te ri legjislativ per te mbrojtur te drejtat ne pune. Nje prioritet te vecante duhet te kene pensionet dhe skemat e sigurimeve sociale me orientimin e sigurimit te nje mbrojtjeje me te mire sociale, vecanerisht per grupet me vulnerable te shoqerise.

        Kostot sektoriale – Reforma e sektoreve te ndikuar nga konkurenca e re, te tilla si kompani qe nuk mund ta perballojne kete konkurence, kerkon mbeshteje te medha financiare. Reforma ne sektorin e shendetesise me qellim ristrukturimin e kujdesit paresor shendetesor dhe institucionet shendetesore, reformimin e sistemit te financimit dhe te pageses se sherbimeve, modernizimi i shperndarjes se sherbimit se kujdesit shendetesor dhe rritja e investimeve ne pajisjet shendetesore dhe trainimin e profesionisteve kerkojne financime te medha. Sistemi shendetesor perben nje tjeter sektor qe do te zhvillohet me shume per t’iu pershtatur sistemit Europian, si dhe nevojave te tregut te punes me cfare ofron sistemi i edukimit dhe trainimit.

Krijimi i nje sistemi te qendrueshem financiar do te kerkoje me shume konsolidim, shkrirje apo mbyllje te institucioneve financiare ne funksion te rritjes se besueshmerise ne sistemin bankar dhe tek depozituesit..

Subvencionet direkte ne Shqiperi, kryesisht te dhena ne sektorin e transportit dhe ate te bujqesise jane shume, shume te vogla ne krahasim me vendet e tjera ne tranzicion. Me shume financim do te jete i nevojshem qe te jepet.      

Rritje e deficitit tregtar – Per shkak te cmimeve te ulta te mallrave te importit dhe cmimeve te larta te produkteve vendase, Shqiperia po perballon nje deficit ne rritje te bilancit tregtar. Ristrukturimi i ngadalte dhe i pamjaftueshem ka perbere nje barriere ne pershtatjen e prodhimit shqiptar me kerkesen ne vendet industriale. Kosto te larta do te duhen te perballohen per te ulur deficitin tregtar dhe nxitur konkurencen e sektoreve dhe ndermarrjeve shqiptare.

       Veshtiresi ne bujqesi –Kostot potenciale per te siguruar perputhshmeri te plote me teresine e legjislacionit Europian, perfshire edhe bujqesine, do te  jene te larta. Shqiperia eshte duke u perballur me probleme te shumta ne kete sektor: infrastrukture e pazhvilluar institucionale dhe tregu, madhesia shume e vogel e ndermarrjeve, veshtiresi ne blerjen dhe dhenien me qira te tokes, siperfaqe te tera toke te pakultivuara apo te neglizhuara, nivel i ulet teknologjik, system jo transparent subvencionesh, etj.

Prandaj, shume prodhues do te ndjejne dyshim dhe ndoshta frike lidhur me aftesine e tyre per t’u perballur me produktet cilesore te BE-se, pra per t’I konkurruar ato..

Me qellim qe te arrihen standartet e BE-se, Shqiperise do te t’i duhet te modernizoje sektorin bujqesor, te perdore makineri dhe teknika moderne, me shume trainime,  dhe qe te gjitha keto kerkojne kosto te larta.

Shqiperia eshte nje vend shume i vogel, dhe si e tille duhet te zhvilloje nje ekonomi te hapur, te orientuar drejt eksportit me qellim qe aktivisht te konkuroje ne tregjet e BE dhe ato nderkombetare. Ne periudhen afatshkurter, efektet do te jene te shumta, sepse industria vendase nuk eshte konkuruese sa duhet dhe eliminimi i tarifave bilaterale me BE-ne mund te rezultoje ne nje rritje te importeve nga BE-ja, ndersa eksportet nuk do te zhvillohen me te njejtin ritem. Gjithashtu, do te kete kosto shtese te pershtatjes me standartet e BE-se ne shume fusha/sektore.

Disa nga perfitimet ekonomike te procesit te integrimit

Mireqeverisje- Me qëllim përshpejtimin e procesit të integrimit ne Bashkimin Evropian, Shqiperia duhet te forcoje shtetin ligjor dhe  institucionet shtetërore, te siguroje funksionimin e tyre në mënyrë efektive, te forcoje kapacitetet administrative, dhe te luftoje aktivitetet e paligjshme.

       Pjesemarrje ne procesin e globalizimit dhe pranimin ne tregjet boterore– Ne nje bote te globalizuar, nje rritje e kenaqshme e eksporteve eshte esenciale per nje rritje te qendrueshme afatgjate per nje vend te vogel si Shqiperia. Duke qene nje vend i vogel, me nje treg te vogel, kapaciteti i Shqiperise per te marre pjese ne procesin e globalizimit, per te qene konkuruese ne tregun boteror do te rritet fuqishem me anetaresimin ne BE.

Nje akses i rritur dhe i sigurte ne tregun europian –BE eshte partneri me i rendesishem tregtar i Shqiperise, me importet 6 here me te larta se eksportet. Heqja e barrierave tregtare ka nje rendesi te dukshme per Shqiperine per te fituar akses ne tregun europian dhe per te lehtesuar tregtine.

        Nje perspektive me e mire per te bere biznes – Integrimi do te sjelle perspektiven e afert per te marre pjese ne nje treg te vetem, unik prej mbi 500 milion konsumatore, gje e cila ofron nje perspektive me te mire per te bere biznes. Ne saje te nje kuadri te njejte ligjor dhe standarteve te certifikuara ne perputhje me ato te BE-se, do te jete me e lehte per te bere biznes ne te gjithe Europen.

        Produktivitet i rritur dhe kompani shqiptare konkuruese – Rritja e produktivitetit eshte parakushti kryesor  per rritje te eksporteve shqiptare ne BE. Problemi me i madh i Shqiperise  gjate viteve te tranzicionit ka qene dhe eshte renia e vazhdueshme e konkurences  eksportuese dhe stanjacioni i eksporteve i kombinuar me nje rrritje po te vazhdueshme te importeve. Shumica e prodhimeve lokale shqiptare nuk permbushin kerkesat lidhur me cilesine dhe sistemi I marketingut te tyre eshte ende larg standarteve europiane. Integrimi ekonomik ne BE do te shoqerohet me aftesi te firmave shqiptare qe te operojne ne tregjet boterore dhe permiresim te aftesive te tyre tregtuese. 

       Transferimi i teknologjise dhe know-how – Me integrimin europian, barrierat ne transferimin e teknologjise do te eliminohen dhe kjo do te rezultoje ne rritjen e aksesit ne sferen e inovacionit dhe kerkimeve per permiresimin e produkteve. Si rezultat i ketij integrimi, Shqiperia do te marre akses ne teknologji dhe know-how, dhe do te jete ne gjendje te permiresoje produktivitetin dhe konkurencen ne sektoret e saj.

        Mireqenia e konsumatorit – Reduktimi i mundesivete firmave per te patur pozicionin monopol ne vendosjen e cmimeve per shkak te cmimeve te ulta te mallrave te importit dhe segmentimit te tregut, do  t’i japin konsumatorit nje akses me te gjere ne zgjedhjen e mallrave dhe sherbimeve.

        Perspektive me e mire per edukim dhe punesim – EU ka ndihmuar tashme vendet kandidate poteciale si Shqiperia ne permiresimin e sistemit te edukimit, permes programit CARDS dhe kohet e fundit permes programeve TEMPUS. Anetaresimi ne BE do t’i lejoje Shqiperise te shfrytezoje programet e tjera te Edukimit qe aplikon BE –ja, si Socrates, Leonardo da Vinci dheYouth. Qellimi i te gjithe ketyre programeve eshte sigurimi i nje niveli te larte permiresimi te edukimit dhe dhenia atij te nje dimensioni Europian, per te inkurajuar bashkepunimin nderkombetar midis universiteteve, fuqizimin e levizshmerise se studenteve dhe mesuesve dhe kontributin ne permiresimin e transparences dhe njohjen akademike te kualifikimeve dhe studimeve te bera ne vend  ne te gjithe Bashkimin Evropian. Gjithashtu perfshihen grante per qindra studente dhe mesues. Erasmus, programi me i njohur i te gjithe programeve te grupit Socrates, jo vetem qe synon shtimin e numrit te studenteve po edhe promovon levizshmerine e tyre dhe per mesuesit mundeson shkembimin e eksperiencave, organizimin e kurseve te perbashketa, apo pjesemarrje ne network-e tematike.

       Reduktimi i kostove tregtare –Eliminimi I tarifave dhe barrierave te tjera tregtare, si nga ana e BE, ashtu edhe nga Shqiperia, do te sjelle efekte positive ne tregti. Reduktimi i kostove tregtare do te thjeshtoje procedurat per deklarimin e mallrave dhe do te lehtesoje tregtine midis Shqiperise dhe vendeve anetare te Bashkimit Europian.

      Levizje e Lire e kapitaleve, mallrave dhe sherbimeve (Tregti e Lire), dhe njerezve.  – Pervec adaptimit te standarteve te harmonizuara te certifikimit dhe testimit, do te lehtesohet tregtia, do te reduktohen barrierat tarifore dhe do te mundesohet levizja e lire te njerezve. Keta elemente do te permiresojne edhe bashkepunimin rajonal.

Rritje e Investimeve te Huaja Direkte – Per shkak  te nje niveli me te ulet te kursimeve vendase, kapitalet e huaja do te jene vitale  per modernizimin dhe ristrukturimin eficent te ekonomise. Vetem nese risku politik eshte ulur dhe nje ekonomi tregu eficente eshte stabilizuar, mund  te pritet nje rritje e investimeve te huaja direkte ne vend. 

        Akses ne nje shumellojshmeri fondesh te para-anetaresimit (PHARE, CARDS, SAPARD[1] , TEMPUS, ISPA[2]).

       Permiresimi i standarteve te mjedisit – Anetaresimi do te krijoje premise per nje politike te zhvillimit te qendrueshem te vendit, ku elementet mjedisore do te jene pjese e politikave te zhvillimit te vendit. Duke adaptuar standartet mjedisore te BE-se, Shqiperia do te jete ne gjendje te mbroje mjedisin e saj.

       Rritje ekonomike dhe rritje e pergjithshme e standarteve te jeteses – Si cdo vend anetar qe adapton politikat e BE-se per mbrojtjen e ambientit dhe luften ndaj krimit te organizuar, droges dhe imigracionit illegal, si dhe politikat mbi ceshtjet sociale do te kete nje cilesi me te larte te jeteses per qytetaret. Ne pergjithesi, integrimi ne nje ekonomi te hapur, te madhe, me afersi gjergrafike do te sjelle nje rritje me te shpejte ekonomike dhe nje rritje te standarteve te jeteses.

Perfitime te tjera perfshijne stabilitet cmimesh, stabilizim te ekonomise eficente te tregut, rritje dhe zhvillim te bazuar ne avantazhet konkurruese dhe efektivitet te institucioneve. Pavaresisht nga keto, kostot e procesit te integrimit jane nder te parat, nga pikepamja e kohes, me te cilat vendet qe synojne integrimin ne BE do te perballen. 

IV.       Objektivat per arsimin ne kuader te Procesit te Stabilizim-Asocimit

  1. Plotësimi i kuadrit ligjor, nënligjor dhe zbatimi i tij për ushtrimin e  kompetencave për funksionet e veta, të përbashkëta dhe ato të deleguara të organeve të qeverisjes vendore rezultojnë nga dokumenti i Partneritetit Europian për Shqipërinë dhe Strategjia afatgjatë për arsimin parauniversitar (2004-2015). Është miratuar Dokumenti i Politikave të Decentralizimit në fushën e arsimit për ndarjen e përgjegjësive dhe kompetencave në arsimin parauniversitar. Për vitin 2005 do të bëhet pilotimi në dy qarqe dhe bashki të vendit, për të kaluar pastaj në të gjithë vendin, deri në fund të vitit 2007.
  • nenin 99, paragrafi 1 i draftit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) për Shqipërinë theksohet se “Palët (KE dhe Shqipëria) do të bashkëpunojnë me qëllim jo vetëm rritjen e nivelit të arsimit të përgjithshëm dhe kualifikimeve profesionale në Shqipëri, por edhe të edukimit profesional, trajnimeve dhe bashkëpunimit me rininë”. Këndej përcaktohet mbështetja e reformës në fushën e arsimit dhe formimit profesional, nëpërmjet zhvillimit të sistemit, analizës së tregut të punës, standardeve profesionale, kurrikulave modulare, krijimit të Agjensise Kombetare per Arsimin dhe Frmimin Profesional (AKAFP) dhe shkollave rajonale pilot.
  • Qeveria shqiptare ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm formimin profesional. Në këtë kontekst, dhe nga  detyrimet që rrjedhin prej dokumentit të Partneritetit Europian për Shqipërinë, do të vazhdojnë investimet për ngritjen e qendrave të reja në qytetet e Elbasanit, Fierit e qytete të tjera. Formimi profesional ka përfituar nga financimet e BE në kuadrin e Programit CARDS 2002. Konkretisht, po zbatohet projekti “Mbështetje për reformën në fushën e Arsimit dhe Formimit Profesional”. Është parashikuar gjithashtu, decentralizimi i menaxhimit të sistemit të AFP në drejtim të shkollave dhe qendrave.
  • “Palët do të bashkëpunojnë me qëllim garantimin e hyrjes lirisht, pa diskriminim, në të gjitha nivelet e sistemit arsimor shqiptar dhe do të përpiqen të mbështesin fushën e edukimit……” (nenin 99, paragrafi 2 i draftit të MSA për Shqipërinë). Plotësimi i këtij detyrimi garantohet nga legjislacioni në fuqi dhe nga përmirësimet e mëtejshme të bazës ligjore e nënligjore që janë në proces.
  • “…..Prioritet për arsimin e lartë mbeten arritjet e objektivave të Deklaratës së Bolonjës (nenin 99, paragrafi 2 i draftit të MSA për Shqipërinë). Zbatimi i klauzolave të marrëveshjes së Bolonjës do ta integrojë arsimin e lartë me hapësirën europiane të arsimit të lartë. Shqipëria është zyrtarisht anëtare e procesit të zbatimit, që nga nënshkrimi i Deklaratës së Bolonjës  nga 18 Shtatori 2003. Hapat e para janë ndërmarrë me futjen e sistemit me cikle studimi në disa degë në universitete, si dhe sistemi i krediteve ECTS e procedurat e njohjes së diplomave të fituara jashtë shtetit.
  • “Programi Tempus do të ndihmojë në zhvillimin e burimeve njerëzore të shoqërisë civile dhe reformave ekonomike duke forcuar bashkëpunimin ndërmjet dy palëve në fushën e arsimit të lartë, duke u përqëndruar në mënyrë të veçantë në krijimin e institucioneve, menaxhimin e universiteteve, zhvillimin e kurrikulave, mobilitetin dhe krijimin e networkëve(Nenin 99, paragrafi 3 i draftit të MSA për Shqipërinë. Gjatë 11 vjetëve të veprimtarisë së “Tempusit’ në Shqipëri janë realizuar 80 Projekte të Përbashkëta Evropiane, 1 projekt i Masave strukturore dhe Plotësuese dhe janë përdorur mbi 1000 bursa individuale, që kanë ndihmuar në rindërtimin e arsimit të lartë në Shqipëri, në përputhje me standardet evropiane të arsimit të lartë. Kjo i ka hapur rrugë zbatimit  gradual të procesit të Bolonjës, duke sjellë ndryshime dhe përmirësime të konsiderueshme në çështje të tilla si zhvillimi i kurrikulave, menaxhimi dhe administrimi universitar, ndërtimi dhe zhvillimi i kapaciteteve institucionale, trajnimet dhe bashkëpunimi rajonal dhe evropian.

Qeveria shqiptare i ka dhënë dhe vijon t’u japë përparësi reformimit të sistemit të kërkimit shkencor dhe integrimit të tij në sistemin evropian të kërkimit shkencor.

Programet e tjera komunitare ne fushen e arsimit ku mund te marre pjese Shqiperia si Tempus, Socrates, Erasmus Mundus, Leonardo da Vinci

Socrates përfshin tetë veprime të ndara: Comenius (për edukimin shkollor), Erasmus (për arsimin e lartë), Grundtvig (për arsimin për të rritur dhe lloje të tjera arsimi), Lingua (për mësimin e gjuhëve europiane), Minerva (për teknologjitë e informimit dhe komunikimit në arsim), vëzhgimi dhe rinovimi I sistemeve dhe politikave të arsimit, veprime të përbashkëta me programe të tjera europiane, dhe masa suplementare. Socrates është programi arsimor i Europës që ka për qëllim kryesor ndërtimin e një Europe njohurish, në mënyrë që t’i përgjigjet më mirë sfidave të mëdha të shekullit të ri: promovimit të të mësuarit afatgjatë, inkurajimit të aksesit në arsim për të gjithë, dhe krijimi i mundësive që njerëzit të pajisen me kualifikime dhe aftësi të njohura zyrtarisht.

Programi Tempus inkurajon institucionet e Vendeve Anëtare dhe atyre partnere që të angazhohen në një bashkëpunim të strukturuar nëpërmjet përcaktimit të “partneriteteve”. Në këtë kuadër, projekteve mund t’u sigurohet ndihmë financiare për dy ose tri vjetë. Gjithashtu Tempus jep Grante Individuale Mobiliteti për individë që punojnë në sektorin e arsimit të lartë, në mënyrë që t’i ndihmojë ata të punojnë në disa lloje të veçanta aktivitetesh në vende të tjera. Institucionet dhe organizatat që mund të marrin pjesë në Tempus variojnë nga institucionet e arsimit të lartë tek institucionet jo akademike, si OJF-të, kompanitë e biznesit, industritë dhe autoritetet publike.

Erasmus Mundus është një program bashkëpunimi dhe mobiliteti në fushën e arsimit të lartë. Ai synon rritjen e cilësisë së arsimit të lartë europian dhe promovimin e mirëkuptimit ndërkulturor nëpërmjet bashkëpunimit me vendet e treta. Po ashtu programi ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit europian dhe lidhjeve ndërkombëtare në arsimin e lartë, duke mbështetur kurse europiane masteri të cilësisë së lartë, duke mundësuar që studentët dhe studiuesit vizitorë nga e gjithë bota të angazhohen në studimet pasuniversitare në universitetet europiane, si dhe duke inkurajuar lëvizjen e studentëve dhe studiuesve europianë për në vendet e treta. Ky program është i hapur për Vendet Anëtare, vendet kandidate për anëtarësim, vendeve të EFTA-s, dhe të gjitha vendeve të treta.

Leonardo da Vinci është një program për vendosjen dhe zhvillimin e bashkëpunimit në fushën e arsimimit dhe trajnimit profesional. Ai siguron mbështetje për politikat e Vendeve Anëtare mbi mësimin afatgjatë dhe rritjen e njohurive, aftësive dhe kompetencave që mund të ndikojnë pozitivisht në qytetarinë aktive dhe mundësitë për punësim. Përveç Vendeve Anëtare, ky program është i hapur dhe për vendet e EFTA-s dhe Turqinë.

V. STRUKTURA INSTITUCIONALE SHQIPTARE PER INTEGRIMIN EUROPIAN DHE KOMPETENCAT

  1. Komiteti Ndërministror për Integrimin Europian:
  • Komiteti ndërministror për Integrimin Europian është struktura më e lartë institucionale, përgjegjese për drejtimin ne nivelet me te larta politike dhe monitorimin e të gjithë procesit të integrimit Europian në Shqipëri.
  • Ky Komitet drejtohet nga Kryeministri dhe përbëhet nga ministrat dhe zyrtarë të lartë të institucioneve të tjera qëndrore.
  • Komiteti ndërministror për integrimin Europian mblidhet në mënyrë periodike (dy herë në muaj) dhe trajton çështjet më të rëndësishme në lidhje me procesin e integrimit Europian.

Komiteti Ndërministror i Integrimit i drejtuar nga Kryeministri bën një monitorim të vazhdueshëm të shkallës së realizimit të angazhimeve të marra nga Institucionet e përfshira në procesin e stabilizim-asocimit, të rekomandimeve të dhëna nga Grupi i Perbashket Konsultativ BE-Shqiperi (Consultative task Force), si dhe të prioriteteve të nxjerra nga raporti vjetor vlerësues i Komisionit Europian.

Gjithashtu Komiteti Nderministror i Integrimit ka autoritetin per te miratuar dhe dhene mandatin mbi pozicionin negociues te Grupit Negociator Shqiptar perpara zhvillimit te do raundi negociatash.

  • Ministria e Integrimit Evropian:
  • Koordinon dhe monitoron të gjithë procesin e Stabilizim Asocimit.
  • Drejton, koordinon dhe monitoron procesin e negociatave per Marrevsehjen e Stabilizim Asciimit.
  • Koordinon dhe monitoron procesin e përgatitjes dhe zbatimit te objektivave dhe angazhimeve ne kuader te procesit te Integrimit Europian.
  • Drejton Grupet e Punës të Përbashkëta BE-Shqipëri, dhe monitoron veprimtaritë e grupeve të punës në kuadrin e Procesit të Stabilizim-Asocimit.
  • Koordinon, monitoron, dhe zbaton procesin e adaptimit/harmonizimit të legjislacionit shqiptar me atë të BE-së.
  • është përgjegjës për negocimin, programimin, koordinimin, dhe monitorimin e zbatimit të programit CARDS.
  • Eshte pergjegjes per promovimin dhe informimin publik per procesin e Integrimit Evropian

Ministria e Integrimit Evropian, e krijuar me Janar te vitit 2004, erdhi si rrjedhoje intensifikimit te procesit te integrimit evropian te Shqiperise dhe rritjes se bashkepunimit BE-Shqiperi. Realizimi me sukses i ketij procesi kerkon arritjen e standarteve europiane ne te gjitha fushat dhe si rrjedhim aderimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian. Zhvillimi me sukses i negociatave, per nenshkrimin dhe implementimin e Marreveshjes se Stabilizim Asociimit, gjithashtu kerkon angazhimin dhe kontributin e te gjitha strukturave shtetërore, në dhe jo në varesi te ekzekutivit.

Ne tetor te vitit 2001 u krijua Struktura e Ministrit te Shtetit per Integrimin, dhe Departamentit te Integrimit, strukture e Keshillit te Ministrave. Krijimi i kesaj strukture u realizua ne pergjigje te kerkeses se Komisionit Europian per te patur nje strukture partnere te domosdoshme per zhvillimin e bisedimeve bilaterale ndermjet Komisionit Europian dhe Qeverise Shqiptare.

Gjithashtu kjo strukture u krijua, pikerisht per te trajtuar çeshtjet qe kishin te benin me ecurine e procesit te integrimit, parapergatitjen e vendit per hapjen e negociatave, negocimin,  nenshkrimin dhe monitorimin e implementimit e Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit.

Qe ne fillim te aktivitetit te struktures se Integrimit, jane hasur problematika te ndryshme per shkak te stafit te reduktuar, problematika qe kane pasur te bejne kryesisht me pamundesine per te kordinuar dhe monitoruar ne menyre te plote, ate teresi reformash dhe angazhimesh te ndermarra nga shteti shqiptar, qe perbejne ne thelb prioritetin kryesor te Qeverise Shqiptare.

Forcimi i struktures se Ministrit te Integrimit Europian ka qene gjithashtu, nje rekomandim i vazhdueshem nga strukturat e Bashkimit Europian, te cilet e kane konsideruar te domosdoshem fuqizimin e struktures se integrimit per te perballuar ato kritere politike, ekonomike dhe legjislative qe ky proces kerkon (rekomandim i dale nga Raporti i Stabilizim Asociimit per Shqiperine 2002 dhe ai i 2003, si dhe gjate takimeve te ndryshme “Task Force”).

Nisur nga elementet e siperpermendur riorganizimi i Ministrise se Integrimit Evropian perfshiu disa sektore te rendesishem ne te siç eshte Drejtoria e Perafrimit te Legjislacionit Shqiptar me ate komunitar, sektori i analizes dhe Publikimeve, Perkthimit etj.(fig.2 struktura e Ministrise se Integrimit Evropian)

  • Ministria e Punëve të Jashtme – Drejtoria e Integrimit Evropian
  • është përgjegjëse për promovimin, njohjen, dhe mbeshtetjen e procesit të Stabilizim Asocimit në nivelet më të larta politike të Bashkimit Europian.
  • Në kuadrin e Politikës së Jashtme, Ministria e Punëve të Jashtme është përgjegjese për rritjen dhe forcimin e dialogut politik me shtetet anëtare dhe vende të tjera në përkrahje të Procesit të Stabilizim Asocimit.
  • Grupi Negociator për Integrimin Europian:
  • Ministri i Integrimit Evropian është Kryenegociatori i Qeverisë Shqiptare
  • Grupi negociator përbëhet nga përfaqësues të të gjitha ministrive të linjës dhe institucioneve qëndrore të tjera
  • Grupi negociator është përgjegjës për koordinimin, monitorimin, dhe zbatimin brenda institucioneve të tyre të të gjitha veprimtarive sektoriale të lidhura me procesin e Stabilizim-Asocimit.

[1] Programe aderimi per zhvillimin rural dhe bujqesor

[2] Instrumenti per politikat strukturore per paraaderimin