Informacione mbi Bashkimin Evropian

Çfarë është procesi i Stabilizim-Asociimit?

Procesi i Stabilizim-Asociimit është një kuadër rregullativ për negociatat e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, duke pasur në konsideratë aderimin e tyre të mundshëm. Ai ka tre objektiva:
1. Stabilizimin e vendeve dhe inkurajimin e një tranzicioni “të butë” drejt ekonomisë së tregut;
2. Promovimin e bashkëpunimit rajonal;
anëtarësimin e mundshëm në BE.


Parlamenti Europian

Parlamenti Evropian është institucion shumëkombësh i përbërë nga 785 deputetë. Zgjedhjet mbahen çdo pesë vjet dhe çdo shtetas i BE-së i regjistruar si votues, ka të drejtën e votës.  Parlamenti shpreh vullnetin demokratik të qytetarëve të BE-së (më shumë se 496 milionë persona) dhe përfaqëson interesat e tyre përkundrejt institucioneve të tjera të BE-së.


Zhvillimi i BE-së nëpërmjet Traktateve

Projekti i BE-së është zhvilluar nëpërmjet shumë iniciativave dhe instrumenteve ligjore.  Më poshtë është paraqitur një përmbledhje e akteve ligjore kryesore mbi të cilat bazohet Bashkimi Evropian. Traktatet janë themelet e BE-së. Ato gjithashtu përcaktojnë rregullat dhe procedurat që institucionet e BE-së duhet të ndjekin. Traktatet krijojnë një rend të ri kushtetues, mbi të cilin institucionet bazohen për funksionimin e tyre.


KUSH E MBRON INTERESIN E PËRBASHKËT NË BASHKIMIN EVROPIAN?

Detyrën për të mbrojtur interesin e përbashkët të të gjitha shteteve anëtare të Bashkimit Evropian e ka Komisioni Evropian. Është pikërisht Komisioni që kujdeset për arritjen e zgjidhjeve të qëndrueshme në kohë dhe që marrin parasysh interesin e përbashkët. Por, për të kryer këtë funksion, Komisioni Evropian duhet të bashkëpunojë me institucionet e tjera të BE-së. Emërimi dhe përbërja Secili vend anëtar zgjedh një kandidat për postin e komisionerit në Kolegjin e komisionerëve.


BASHKIMI TREGTAR

Që në origjinën e tij, BE ka përcaktuar një treg të vetëm ekonomik përgjatë territorit te të gjithë anëtareve të saj. Aktualisht është në përdorim një kurs i vetëm këmbimi në 16 anëtaret e eurozonës. E konsideruar si një ekonomi në vetme, BE gjeneron një GDP nominalë prej 18,39 trilion dollarësh amerikan që arrin gjeri në 22% të output-it total ekonomik të botës në terma të purchasing power parity, gjë që e bën atë ekonominë më të madhe në botë për nga GDP nominalë dhe e dyta si bllok ekonomik tregtar.


HISTORI MBI BASHKIMIN EUROPIAN!

Bashkimi Evropian është një bashkim politik dhe ekonomik i 28 shteteve anëtare që janë të vendosura kryesisht në Evropë.
BE e gjurmon origjinën e saj nga Bashkësia Europiane e Qymyrit dhe Çelikut (ECSC) dhe Komuniteti Ekonomik Evropian (EEC), të krijuara respektivisht nga Traktati i Parisit i 1951 dhe Traktati i Romës i vitit 1957.


PROCESI I STABILIZIM-ASOCIMIT

Historiku i marrëdhënieve Shqipëri – Bashkimi Europian

Marrëdhëniet diplomatike të Shqipërisë me Bashkimin Evropian (BE) janë vendosur në vitin 1991. Ngjarja më e rëndësishme në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe BE-së u shënua një vit më vonë, në 11 maj 1992, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Tregtisë dhe Bashkëpunimit e cila hyri në fuqi më 1 dhjetor 1992.


Çfarë duhet të dini për BE dhe zgjedhjet e sotme për Parlamentin Evropian


Këtë javë vendet anëtare të Bashkimit Europian zhvillojnë zgjedhjet për në Parlamentin  Europian:

  • 28 shtete

Trashëgimtare e një Komuniteti Ekonomik Europian (EEC) prej gjashtë shtetesh, themeluar në vitin 1958.