KUSH E MBRON INTERESIN E PËRBASHKËT NË BASHKIMIN EVROPIAN?

KUSH E MBRON INTERESIN E PËRBASHKËT NË BASHKIMIN EVROPIAN?

Detyrën për të mbrojtur interesin e përbashkët të të gjitha shteteve anëtare të Bashkimit Evropian e ka Komisioni Evropian. Është pikërisht Komisioni që kujdeset për arritjen e zgjidhjeve të qëndrueshme në kohë dhe që marrin parasysh interesin e përbashkët. Por, për të kryer këtë funksion, Komisioni Evropian duhet të bashkëpunojë me institucionet e tjera të BE-së. Emërimi dhe përbërja Secili vend anëtar zgjedh një kandidat për postin e komisionerit në Kolegjin e komisionerëve. Pra Komisioni Evropian në BE-në me 27 shtete anëtare ka 27 komisionerë dhe një President të Komisionit. Kolegji i komisionerëve ka një mandat 5-vjeçar, por duhet të paraqitet për t’u dëgjuar para Parlamentit Evropian dhe të miratohet prej tij. Në rast se njëri prej komisionerëve kontestohet nga Parlamenti, ky është një mosmiratim i Kolegjit në tërësinë e vet, që sjell nevojën për të paraqitur nga e para për miratim gjithë Kolegjin e komisionerëve. Në përgjithësi qeveritë emërojnë në Komisionin Evropian politikanë të lartë, jo ekstremistë, dhe me prirje pro-evropiane.

Secilit komisioner i caktohet një portofol, pra një fushë përgjegjësie. Komisionerët kanë kabinete personale për t’i asistuar në punën e tyre. Poshtë nivelit të komisionerëve shtrihet burokracia e Komisionit me rreth 22 mijë të punësuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *