NATO (Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior).

NATO (Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior).

Aleanca e Atlantikut u krijua në 1949 dhe e ka selinë në Bruksel. Përbëhet nga 19 anëtarë: Shtetet Anëtare të Bashkimit Europian (me përjashtim të Austrisë, Finlandës, Irlandës dhe Suedisë), Kanada, SHBA, Islanda, Norvegjia dhe Turqia dhe pas 12 Marsit 1999 edhe nga
Polonia, Hungaria dhe Republika Çeke.

Politika e Bashkimit respekton detyrimet e disa Shteteve Anëtare që rrjedhin nga anëtarësia në NATO dhe përputhet me politikën e përbashkët të mbrojtjes dhe sigurisë për të cilën është rënë dakord në NATO. Deklarata për Bashkimin Europian Perëndimor që i është shtuar Traktatit të Bashkimit Europian specifikon marrëdhëniet e ardhshme ndërmjet NATO-s dhe Bashkimit Europian Perëndimor dhe shërben si një armë mbrojtjeje e Bashkimit dhe si një mjet për të forcuar shtyllën europiane të Aleancës së Atlantikut.

NATO “e rinovuar”. NATO i rinovuar” ka të bëjë me procesin e ripërcaktimit të rolit dhe punës së organizatës. Aspektet kyçe që përfshihen janë: njohja e identitetit
europian të mbrojtjes, forcimi i komponentit europian të sistemit transatlantik të sigurisë, roli i ri i Bashkimit Europian Perëndimor dhe perspektiva e zgjerimit lindor
të NATOs -në fillim duke marrë Hungarinë, Poloninë dhe Republikën Çeke, si është rënë dakord në Këshillin e Atlantikut Verior në Madrid në Korrik 1997.

Kjo do të shoqërohet me një thellim të marrëdhënieve të NATO-s me vendet e treta me anë të partneriteteve për paqe dhe Këshillit për Bashkëpunim të Atlantikut Verior. Një sfidë e madhe në lidhje me këtë është krijimi i një partneriteti të qëndrueshëm me Rusinë dhe Ukrainën.