Nga 6 në 27 vende
http://ec.europa.eu/enlargement/policy/from-6-to-27-members/index_en.htm
Çdo vend, i cili përmbush kushtet për zgjerim, mund të dorëzojë aplikimin për anëtarësim në BE. Në Traktatin mbi Bashkimin Evropian përcaktohen kushtet (neni 6, neni 49) për t’u plotësuar. Një vend i cili dëshiron të anëtarësohet në BE, duhet të dorëzojë aplikimin për anëtarësim në Këshill, i cili më pas i kërkon Komisionit të vlerësojë aftësinë e aplikuesit për të përmbushur kushtet e anëtarësimit. Nëse Komisioni dorëzon një opinion pozitiv, dhe Këshilli unanimisht miraton një mandat negociimi, atëherë hapen zyrtarisht negociatat midis vendit kandidat dhe Shteteve Anëtare.
Aplikimi për anëtarësim është pikënisja e një procesi të gjatë dhe rigoroz – megjithëse njëkohësisht bazohet në një marrëdhënie të ngushtë ekzistuese me BE-në. Pas aplikimit, fillojnë procedurat vlerësuese të BE-së, të cilat mund të rezultojnë në ftesën për anëtarësimin për vendin në fjalë. Shpejtësia e secilit vend drejt anëtarësimit varet nga progresi i tij drejt përmbushjes së objektivave të përbashkëta.
Vendi aplikues duhet të përmbushë disa kritere para se të fillojnë negociatat. Të ashtuquajturat “Kriteret e Kopenhagenit”, të përcaktuara në dhjetor të vitit 1993 nga Këshilli Evropian i Kopenhagës, i kërkojnë vendit kandidat:
Strategjia e para-aderimit hartohet me qëllim përgatitjen e vendit kandidat për anëtarësim. Ajo përfshin mekanizmat dhe instrumentet e mëposhtëm:
Procesi i Stabilizim-Asociimit është një kuadër rregullativ për negociatat e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, duke pasur në konsideratë aderimin e tyre të mundshëm. Ai ka tre objektiva:
Ky proces ndihmon vendet e përfshira të forcojnë kapacitetin e tyre për të adoptuar dhe zbatuar legjislacionin e BE-së dhe standardet evropiane dhe ndërkombëtare. Ai bazohet në një partneritet më të afërt, duke bërë që BE-ja të ofrojë:
Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë perspektivën për t’u anëtarësuar në BE. Kroacia pritet t’i bashkohet vendeve të tjera të Bashkimit Evropian më 01 korrik 2013. Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë është “vende kandidat” në pritje të një vendimi nga qeveritë e BE-së dhe rekomandimit të Komisionit për të hapur bisedimet për anëtarësim.
Me Malin e Zi janë hapur negociatat për anëtarësim, sikurse në Turqi dhe Islandë, ndërsa Serbia është njohur si vend kandidat pas miratimit të Këshillit Evropian në muajin mars 2012. Shqipëria, Bosnja Hercegovina dhe Kosova (Rezoluta 1244/99 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara) janë vende potenciale kandidate.
Kroacia, vendeve kandidate, kandidate potenciale
http://ec.europa.eu/information_society/newsroom/cf/picture.cfm?id=459&src=0&universe=1