Pas Këshillit Evropian të Selanikut në qershor 2003, Shqipëria u bë vend kandidat potencial për anëtarësim në BE. Më 18 shkurt 2008, Këshilli miratoi një partneritet të ri evropian me Shqipërinë. Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) u nënshkrua më 12 qershor 2006 dhe hyri në fuqi më 1 prill 2009. Marrëveshja e lehtësimit të vizave BE-Shqipëri hyri në fuqi në janar 2008, ndërsa marrëveshja e ri-pranimit hyri në fuqi në vitin 2006. Shqipëria e dorëzoi aplikimin për anëtarësim në BE më 28 prill 2009. Pas hyrjes në fuqi të MSA-së, u ngritën disa struktura të përbashkëta BE-Shqipëri (Këshilli i Stabilizim Asociimit dhe Nënkomitetet e tij) për monitorimin e procesit të zbatimit dhe përmbushjes së detyrimeve të dala nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit.
Strukturat e përbashkëta BE-Shqipëri janë:
Më poshtë renditen shtatë nënkomitetet:
Datat kryesore të rrugës së Shqipërisë drejt BE-së
http://eeas.europa.eu/delegations/albania/eu_albania/political_relations/index_en.htm
Nga 6 në 27 vende
http://ec.europa.eu/enlargement/policy/from-6-to-27-members/index_en.htm
Çdo vend, i cili përmbush kushtet për zgjerim, mund të dorëzojë aplikimin për anëtarësim në BE. Në Traktatin mbi Bashkimin Evropian përcaktohen kushtet (neni 6, neni 49) për t’u plotësuar. Një vend i cili dëshiron të anëtarësohet në BE, duhet të dorëzojë aplikimin për anëtarësim në Këshill, i cili më pas i kërkon Komisionit të vlerësojë aftësinë e aplikuesit për të përmbushur kushtet e anëtarësimit. Nëse Komisioni dorëzon një opinion pozitiv, dhe Këshilli unanimisht miraton një mandat negociimi, atëherë hapen zyrtarisht negociatat midis vendit kandidat dhe Shteteve Anëtare.
Aplikimi për anëtarësim është pikënisja e një procesi të gjatë dhe rigoroz – megjithëse njëkohësisht bazohet në një marrëdhënie të ngushtë ekzistuese me BE-në. Pas aplikimit, fillojnë procedurat vlerësuese të BE-së, të cilat mund të rezultojnë në ftesën për anëtarësimin për vendin në fjalë. Shpejtësia e secilit vend drejt anëtarësimit varet nga progresi i tij drejt përmbushjes së objektivave të përbashkëta.
Vendi aplikues duhet të përmbushë disa kritere para se të fillojnë negociatat. Të ashtuquajturat “Kriteret e Kopenhagenit”, të përcaktuara në dhjetor të vitit 1993 nga Këshilli Evropian i Kopenhagës, i kërkojnë vendit kandidat:
Strategjia e para-aderimit hartohet me qëllim përgatitjen e vendit kandidat për anëtarësim. Ajo përfshin mekanizmat dhe instrumentet e mëposhtëm:
Procesi i Stabilizim-Asociimit është një kuadër rregullativ për negociatat e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, duke pasur në konsideratë aderimin e tyre të mundshëm. Ai ka tre objektiva:
Ky proces ndihmon vendet e përfshira të forcojnë kapacitetin e tyre për të adoptuar dhe zbatuar legjislacionin e BE-së dhe standardet evropiane dhe ndërkombëtare. Ai bazohet në një partneritet më të afërt, duke bërë që BE-ja të ofrojë:
Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë perspektivën për t’u anëtarësuar në BE. Kroacia pritet t’i bashkohet vendeve të tjera të Bashkimit Evropian më 01 korrik 2013. Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë është “vende kandidat” në pritje të një vendimi nga qeveritë e BE-së dhe rekomandimit të Komisionit për të hapur bisedimet për anëtarësim.
Me Malin e Zi janë hapur negociatat për anëtarësim, sikurse në Turqi dhe Islandë, ndërsa Serbia është njohur si vend kandidat pas miratimit të Këshillit Evropian në muajin mars 2012. Shqipëria, Bosnja Hercegovina dhe Kosova (Rezoluta 1244/99 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara) janë vende potenciale kandidate.
Kroacia, vendeve kandidate, kandidate potenciale
http://ec.europa.eu/information_society/newsroom/cf/picture.cfm?id=459&src=0&universe=1
Institucionet e BE-së nuk janë të organizuara sipas ndarjes tradicionale qeverisëse: legjislative, ekzekutive, gjyqësore dhe administrative. Në vend të kësaj, funksionet e ndryshme janë bashkërenduar. Institucionet e BE-së, si Komisioni Evropian, Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Evropian, bashkërisht hartojnë dhe miratojnë politika dhe ligje që zbatohen në të gjithë BE-në. Kështu, vetëm Komisioni ka të drejtën të propozojë ligje të reja, ndërsa Parlamenti dhe Këshilli i miraton ato. Kompetencat dhe përgjegjësitë e këtyre institucioneve përcaktohen në traktatet përkatëse.
Organi kryesor i Komisionit është Kolegji i Komisionerëve, i përbërë nga 27 anëtarë. Çdo Shtet Anëtar zgjedh një Komisioner për një periudhë 5 vjeçare. Komisioni është organ i pavarur ndaj qeverive të vendeve anëtare dhe përfaqëson dhe mbron interesat e Bashkimit si i tërë. Komisioni është mbrojtësi i Traktateve dhe mund të ndërmarrë veprime kundrejt Shteteve Anëtare me qëllim përmbushjen e interesave të Komunitetit.
Detyrat kryesore të Komisionit janë:
Parlamenti Evropian është institucion shumëkombësh i përbërë nga 785 deputetë. Zgjedhjet mbahen çdo pesë vjet dhe çdo shtetas i BE-së i regjistruar si votues, ka të drejtën e votës. Parlamenti shpreh vullnetin demokratik të qytetarëve të BE-së (më shumë se 496 milionë persona) dhe përfaqëson interesat e tyre përkundrejt institucioneve të tjera të BE-së. Deputetët e Parlamentit Evropian ndahen në 7 grupe politike evropiane. Kjo ndarje nuk bazohet mbi kombësinë.
Detyrat kryesore të Parlamentit janë:
Bashkë me Parlamentin Evropian, Këshilli është organi përgjegjës për miratimin e ligjeve të propozuara nga Komisioni. Ai përbëhet nga një anëtar për çdo Shtet Anëtar. Presidenca e Këshillit ndërrohet çdo gjashtë muaj, në mënyrë që një Shtet Anëtar i vetëm të mos ketë shumë ndikim në procesin e përzgjedhjes së politikave Komunitare. Takimet e Këshillit rregullohen në bazë të çështjeve për t’u diskutuar, gjatë të cilave mblidhen ministrat përkatës të Shteteve Anëtare. Gjithashtu, në këto takime merr pjesë edhe anëtari i Komisionit Evropian që është përgjegjës për çështjet që do të diskutohen në Këshill. Gjithashtu, Këshilli ka në dispozicion një sërë nën-komitetesh dhe grupe pune. Sipas çështjes për të cilën diskutohet Këshilli vendos me unanimitet, shumicë të kualifikuar, ose shumicë të thjeshtë. Shumica e kualifikuar arrihet me 255 vota nga 345 në total, duke përfaqësuar shumicën e Shteteve Anëtare. Më tej, një Shtet Anëtar mund të kërkojë një verifikim nëse shumica e kualifikuar përfaqëson të paktën 62% të popullsisë totale të Bashkimit.
Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm (COREPER) përgatit çështjet për diskutim në Këshill dhe është i përbërë nga dy nivele. COREPER II është një organ i rëndësishëm dhe përbëhet nga ambasadorët e Shteteve Anëtare në Bruksel, të cilët punojnë mbi çështjet ekonomike dhe financiare, dhe marrëdhëniet e jashtme. COREPER I përbëhet nga zëvendës ambasadorë dhe është përgjegjës për çështje si mjedisi, çështjet sociale, dhe të tregut të brendshëm. Të dy komitetet takohen të paktën çdo javë dhe zakonisht udhëzojnë grupet e punës të realizojnë punën përgatitore. Kur grupet e punës nuk arrijnë marrëveshje mbi një propozim, atëherë çështja i kalohet komitetit COREPER përkatës.
Banka Qendrore Evropiane (BQE) është banka qendrore për monedhën e vetme evropiane, euro. Detyra kryesore e BQE-së është të ruajë fuqinë blerëse të euros dhe, rrjedhimisht, stabilitetin e çmimeve në eurozonë. Eurozona përfshin 17 vendet e Bashkimit Evropian që kanë adoptuar euron që nga viti 1999.
Hartë interaktive e eurozonës 1999-2011
http://www.ecb.int/euro/intro/html/map.en.html
Komiteti Evropian i Bankave u krijua në vitin 2005 nëpërmjet Vendimit të Komisionit të datës 5 nëntor 2003 si një Komitet i nivelit të dytë për të këshilluar Komisionin mbi çështjet e politikave që kanë të bëjnë me aktivitetet bankare (zëvendëson Komitetin e Këshillimit mbi Bankat). Përsa i përket fushës së bankave dhe mbikëqyrjes, BQE-ja përfaqësohet në Komitetin e Mbikëqyrësve Evropianë të Bankave, i cili është një Komitet i nivelit të tretë.
Komiteti Ekonomik dhe Financiar (EFC) përbëhet nga përfaqësues te 27 Shteteve Anëtare, të cilët janë përgjegjës për administrimin e borxhit publik, ose përfaqësues nga, ministria e financës ose banka qendrore. Komisioni Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane përfaqësohen në këtë Komitet.
Komiteti Evropian i Konglomerateve Financiare (EFCC) është një Komitet i nivelit të dytë, i cili këshillon Komisionin Evropian mbi çështjet e politikave në lidhje me konglomeratet financiare. Komisioni Evropian miratoi Komunikimin mbi Planveprimin për Shërbimet Financiare më 11 maj 1999 dhe u miratua nga Këshilli Evropian i Lisbonës në mars të vitit 2000. Në të rekomandohen 42 masa për krijimin e një tregu të përbashkët për shërbimet financiare në Evropë. Në veçanti, ato shërbejnë si rregulla-kuadër për një treg të përbashkët me pakicë, një treg të hapur e të sigurt për shërbimet financiare me pakicë, dhe për mbikëqyrjen dhe rregullat e kujdesshme.
Komiteti i Shërbimeve Financiare (FSC) u krijua më 18 shkurt 2003 nga Këshilli ECOFIN me mandatin për të parashtruar analiza ndër-strategjike në mënyrë të pavarur nga procesi legjislativ; për të ndihmuar në përcaktimin e strategjisë afatgjatë dhe afatmesme për çështjet e shërbimeve financiare; për të konsideruar çështjet sensitive afatshkurtra; për të dhënë këshillim politik dhe mbikëqyrje si në çështjet e brendshme (p.sh. tregu i përbashkët, duke përfshirë zbatimin e Planveprimit të Shërbimeve Financiare) dhe çështjet e jashtme (p.sh. OBT-ja).
Gjykata Evropiane e Drejtësisë (ECJ) ka një rol të ngjashëm me atë të gjykatave ekzistuese në Shtetet Anëtare. Ajo është përgjegjëse për zgjidhjen e konflikteve ligjore: midis Shteteve Anëtare; midis BE-së dhe Shteteve Anëtare; midis institucioneve të BE-së dhe autoriteteve përkatëse, si dhe konflikteve midis qytetarëve dhe Bashkimit Evropian. Veç kësaj, gjyqtarët në Shtetet Anëtare mund t’i drejtohen Gjykatës Evropiane mbi çështje në lidhje me interpretimin e legjislacionit Komunitar. Gjykata e Shkallës së Parë u themelua në vitin 1988 pas një ndryshimi në Aktin Unik Evropian me qëllim që të shqyrtonte një pjesë të çështjeve drejtuar Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, për të lehtësuar punën e kësaj të fundit.
Bashkimi Evropian (BE) është një bashkim i 27-të vendeve anëtare, i krijuar me qëllim përforcimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe social. Themeluar nga Traktati i Bashkimit Evropian (Traktati i Mastrihtit), në vitin 1993, BE-ja ishte më shumë se thjesht një integrim ekonomik. Koncepti qe Traktati i Mastrihtit, dhe me pas ai i Amsterdamit dhe i Nicës i dha Komunitetit mund të përshkruhet duke përdorur strukturën 3-shtyllore të mëposhtme.
Pra, Bashkimi Evropian që njohim sot është ndërthurje e disa Komuniteteve të ngritura më parë që janë: Komuniteti Evropian i Karbonit dhe Çelikut, i themeluar në vitin 1951; Komuniteti Evropian Ekonomik (emërtuar Komuniteti Evropian në vitin 1993) i themeluar në vitin 1957 dhe; Komuniteti Evropian i Energjisë Atomike (Euratom), i themeluar në 1957. Shpesh, ato referoheshin më thjesht si “Komuniteti” ose “Komunitetet”, por tashme pas miratimit te Traktatit te Lisbonës emërtimi i përdorur është Bashkimi Evropian.
Nr. | Viti i hyrjes | Shteti Anëtar |
1 | 1957 | Shtetet anëtare themeluese (që janë pjesë e Komunitetit Evropian të Karbonit dhe Çelikut): Belgjika, Franca, Gjermania, Italia, Luksemburgu dhe Holanda |
2 | 1973 | Danimarka, Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar |
3 | 1981 | Greqia |
4 | 1986 | Portugalia dhe Spanja |
5 | 1995 | Austria, Finlanda, Suedia |
6 | 2004 | Qipro, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Malta, Polonia, Sllovakia dhe Sllovenia |
7 | 2007 | Rumania dhe Bullgaria |