NJOFTIM - Veprimtari në kuadër të projektit “"Explorim drejt BE-së për tu përgatitur më mirë për rrugëtimin tonë!

NJOFTIM – Veprimtari në kuadër të projektit “”Explorim drejt BE-së për tu përgatitur më mirë për rrugëtimin tonë!

Infinit+ në bashkëpunim me Qendra Media dhe Çështjet Shoqërore po zbaton projektin “Explorim drejt BE-së për tu përgatitur më mirë për rrugëtimin tonë- 10 pyetje/përgjigje”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian.

Nëpërmjet këtij projekti synojmë:

1. Rritjen e ndërgjegjësimit publik duke përfshirë shkollat, universitetet, institucionet akademike dhe qytetarët për kuptimin e përgjithshëm të politikave, programeve dhe veprimtarisë së BE-së;

2. Inicimin dhe inkurajimin e debateve publike në vend për kostot, përfitimet dhe sfidat e procesit të Integrimit Evropian;

Në përmbushje të objektivave të kësaj nisme shumë të rëndësishme për vendin tonë, Infinit+ dhe Qendra Media dhe Çështjet Shoqërore do të realizojnë në Tiranë, datë 01.04.2019, në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit, ʺMenaxhimi i Turizmit Ruralʺ, Universiteti Bujqësor i Tiranës  ora 09:30-11:30, datë 03.04.2019 ora 09:30-11:30 në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit, ʺDrejtimi i Agrobiznesitʺ Universiteti Bujqësor i Tiranës, si dhe në Universitetin Epoka datë 03.04.2019 në orën 14:00-16:00, sesione informimi me studentë të këtyre shkollave.

Sesionet synojnë informimin dhe rritjen e kapaciteteve të pjesëmarrësve mbi kuptimin e përgjithshëm të politikave të BE-së njëkohësisht edhe për proceset e integrimit në Bashkimin Evropian.

Këto aktivitete realizohen në kuadër të zbatimit të projektit “Explorim drejt BE-së për tu përgatitur më mirë për rrugëtimin tonë- 10 pyetje/përgjigje”, financuar nga Bashkimi Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *