NJOFTIM - Veprimtari në kuadër të projektit “"Explorim drejt BE-së për tu përgatitur më mirë për rrugëtimin tonë!

NJOFTIM – Veprimtari në kuadër të projektit “”Explorim drejt BE-së për tu përgatitur më mirë për rrugëtimin tonë!

Në përmbushje të objektivave të kësaj nisme shumë të rëndësishme për vendin tonë, Infinit+ dhe Qendra Media dhe Çështjet Shoqërore do të realizojnë në Tiranë, datë 19.04.2019, në gjimnazin “Sadik Stavaleci” ora 09:30 dhe në gjimnazin “Isa Boletini” ora 11:30 sesion informimi me nxënës të këtyre gjimnazeve. Sesionet synojnë informimin dhe rritjen e kapaciteteve të pjesëmarrësve mbi kuptimin e përgjithshëm të politikave të BE-së njëkohësisht edhe për proceset e integrimit në Bashkimin Evropian.

Këto aktivitete realizohen në kuadër të zbatimit të projektit “Explorim drejt BE-së për tu përgatitur më mirë për rrugëtimin tonë- 10 pyetje/përgjigje”, financuar nga Bashkimi Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *