Projekti i BE-së është zhvilluar nëpërmjet shumë iniciativave dhe instrumenteve ligjore. Më poshtë është paraqitur një përmbledhje e akteve ligjore kryesore mbi të cilat bazohet Bashkimi Evropian. Traktatet janë themelet e BE-së. Ato gjithashtu përcaktojnë rregullat dhe procedurat që institucionet e BE-së duhet të ndjekin. Traktatet krijojnë një rend të ri kushtetues, mbi të cilin institucionet bazohen për funksionimin e tyre.
Viti | Traktati | Komente |
1952 | Traktati themelues i Komunitetit Evropian të Karbonit dhe Çelikut | Themelohet Komuniteti Evropian i Karbonit dhe Çelikut (ECSC) |
1957 | Traktati i Romës (njihet edhe si Traktati i BE-së) |
Themelohet KEE-ja
dhe Euratom Nënshkruhet Traktati themelues i Komunitetit Evropian të Energjisë Atomike, njëkohësisht më atë themelues të Komunitetit Ekonomik Evropian dhe që të dy bashkë njihen si Traktatet e Romës |
1965 | Traktati i Bashkimit | krijohet një Komision dhe një Këshill i Vetëm për të tre Komunitetet Evropiane |
1987 | Akti Unik Evropian (AUE) | Bëhen përshtatje më Traktatin e KE-së me qëllim arritjen e Tregut të Brendshëm |
1993 | Traktati mbi Bashkimin Evropian (njihet edhe si Traktati i Mastrihtit) |
Krijohet Bashkimi
Evropian Traktati i Mastrihtit ndryshoi emrin nga Komuniteti Ekonomik Evropian në Komunitet Evropiane. Miratohen forma të reja bashkëpunimi midis qeverive të Shteteve Anëtare mbi politikën e jashtme dhe të sigurisë dhe në fushën e “çështjeve të brendshme dhe drejtësisë”. Me shtimin e këtij bashkëpunimi ndër-qeveritar, Traktati i Mastrihtit krijon një strukturë të re me tre shtylla, si në aspektin politik edhe ekonomik. Ky është Bashkimi Evropian (BE). |
1999 | Traktati i Amsterdamit | Ndryshohen dhe rinumërtohen traktatet e BE-së dhe të KE-së |
2003 | Traktati i Nicës |
Pas zgjerimit në 25
Shtete Anëtare, reformohen institucionet me qëllim që Bashkimi të mund të
funksionojë në mënyrë eficiente. Traktati i Nicës, Traktati i Bashkimit Evropian dhe Traktati i Romës bashkohen në një instrument të vetëm të konsoliduar. |
2009 | Traktati i Lisbonës |
Ky traktat e bën
BE-në: Më eficiente: procese më të thjeshta, president i përhershëm i Këshillit Më demokratike: rol më të përforcuar për Parlamentin Evropian dhe parlamentet kombëtare, “Iniciativa e Qytetarëve”, Kapitulli i të Drejtave Themelore Më transparente: qartëson rolet përkatëse, akses publik më të gjerë në dokumentacion dhe në takime Më të bashkuar në arenën botërore: Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme Më të sigurt: Mundësi të reja për të luftuar terrorizmin, ndryshimet klimaterike, dhe sigurimin e energjisë |